Politika 13 May 2025, 09:56 Nga VNA

Fituesi i primareve në Tiranë: Fiton vullneti i demokratëve përpara hileve për listat e mbyllura

Ndaje në Whatsapp
Fituesi i primareve në Tiranë: Fiton vullneti i demokratëve

Hysen Kadiu, i cili doli fitues në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë, ka reaguar pas fitores duke sjellë në vëmendje shembullin e Kavajës si një simbol i qëndresës dhe vullnetit për ndryshim. Në një status të shpërndarë në rrjete sociale, ai theksoi se, përballë çdo vështirësie dhe padrejtësie, demokratët kanë treguar vendosmërinë e tyre për të çuar përpara një projekt ndryshe nga ai i imponimeve dhe pazareve politike.

“Kavaja tregoi edhe një herë se, përballë çdo vështirësie, triumfon dëshira dhe vullneti i demokratëve për ndryshim. Përballë çdo padrejtësie të kundërshtarit dhe jo vetëm, kavajasit vulosën me votën e tyre fitoren e PD-së”, shkruan Kadiu.

Ai shigjetoi edhe skemat e vendosjes së emrave në lista të mbyllura, duke theksuar se fituesit e vërtetë janë ata që punojnë me përkushtim dhe seriozitet, pa u përfshirë në lojërat e pushtetit.

“Krenar për Kavajën dhe qytetarët e saj, ata që treguan sot e gjithmonë se demokracia triumfon në qytetin ku nisi lëvizja për ndryshimin e madh të viteve ’90. Një dëshirë dhe vullnet që nuk e ndal dot askush!”, përfundon mesazhin Kadiu, duke e lidhur fitoren e tij me vlerat historike të Partisë Demokratike dhe besimin e anëtarësisë në zgjedhjet e hapura.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme