Politika 13 May 2025, 08:19 Nga VNA

“Kurrë nuk dorëzohemi” – Flamur Noka: PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje

Ndaje në Whatsapp
“Kurrë nuk dorëzohemi” – Flamur Noka: PD nuk do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, deklaroi se PD nuk do t’i njohë zgjedhjet e fundit, duke i konsideruar ato të manipuluara dhe të pavlefshme. Në një prononcim për Top Channel, Noka u shpreh se procesi zgjedhor është ndikuar rëndë nga ajo që ai e quajti “narkoregjimi” i kryeministrit Edi Rama.

“Ne këto zgjedhje nuk mund t’i njohim,” u shpreh Noka. “Që nga viti 2017, Edi Rama dhe regjimi i tij kanë vijuar të instalojnë gjithnjë e më fort kontrollin mbi procesin elektoral, duke forcuar financiarisht makinerinë elektorale. A ka pasur në Shqipëri votë të lirë? Kurrë.”

Noka theksoi se opozita ka bërë detyrën e saj për të mbrojtur demokracinë, por sipas tij, nuk mund të jetë e vetme në këtë betejë.

“Vota në kuti nuk është prekur dhe dua të shpreh mirënjohjen time për komisionarët dhe numëruesit që po mbrojnë çdo votë të demokratëve,” tha ai. “Por kur ti ndërton një ushtri patronazhistësh që ndjek çdo qytetar, kur diasporës i kërkohet të raportojë me foto votën, atëherë ku është SPAK?”

Flamur Noka përfundoi deklaratën me një mesazh të fortë për mbështetësit: “Kurrë nuk dorëzohemi.”

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme