Politika 13 May 2025, 07:49 Nga VNA

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Ndaje në Whatsapp
Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të pensionistëve

Gati gjysma e elektoratit (47,7 %) figuron se jeton jashtë vendit, duke krijuar një hendek të madh midis listës zgjedhore formale dhe popullsisë rezidente që fak­tikisht merr shërbime publike.

Nga njëra anë, Regjistri i Gjendjes Civile numëron 3,71 milion shtetas me të drejtë vote, sipas të dhënave zyrtare nga KQZ dhe nga ana tjetër censi 2023 ka numëruar vetëm 1,94 milion shqiptare rezidentë mbi 18 vjeç që jetonin në vend. Diferenca  prej 1,77 milion vetë trego se 48 % e listës zgjedhore  jeton jashtë Shqipërisë.

Hendeku ndërmjet shqiptarëve me të drejtë vote dhe popullsisë faktike tregon për ndryshime drastike të demografisë  së vendit duke ndikuar edhe dinamikën elektorale.

Duke marrë në konsideratë të dhënat e fundit të KQZ se 42.2 % votuesve morën pjesë në zgjedhje, kjo përkthehet në mbi 1.56 milionë shqiptarë kanë ushtruar të drejtën e votës. Numri i pjesëmarrësve është 80.6 për qind e popullsisë rezidentë me të drejtë vote në Shqipëri dhe 42.2 për qind e totalit të shqiptarëve me të drejtë vote.

Teksa numri i votuesve në lista shtohet, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje është në rënie, duke ndikuar në rritjen e shpenzimeve fiktive për të menaxhuar procesin e zgjedhjeve në vend.

Shteti printon fletë, shpërndan fonde dhe hap qendra për një listë 1,8 milionë vetë që fizikisht mungojnë. Kostoja administrative dhe materiali është gati dyfishi i nevojës reale.

Një në tre votues mbi 60 vjeç

Duke marrë në konsideratë të dhënat e cens 2023 më shumë se një në tre rezidentë me të drejtë vote është mbi 60 vjeç. Popullsia mbi 60 vjeç ishte sa 32.4 për qind e popullsisë me të drejtë vote. Në të ardhmen kjo shtresë votuesish do të ushtrojë më shumë presion mbi politikat e pensioneve, shëndetësinë dhe kujdesit afatgjatë.

Elektorati aktiv ekonomikisht (30‑60 vjeç) zuri gjysmën e votuesve (49%) që jetojnë në vend. Grup-mosha e të rinjve 18‑29 vjeç  zuri vetëm 17,8 %  të popullsisë me të drejtë vote dhe mbetet në minorancë, edhe pse diskursi politik shpesh i drejtohet “votës së të rinjve”.

Pa një regjistër të përditësuar dhe mekanizma të qartë votimi për diasporën, statistikat zyrtare vazhdojnë të prodhojnë mashtrime aritmetike  që ndikojnë buxhetimin, politikat sociale dhe vetë legjitimitetin e proceseve zgjedhore.

Duke marrë në konsideratë se të rinjtë në të shkuarën kanë marrë pjesë vetëm 35 për qind në votime, i bie që vota e të rinjve të përbëjë rreth 6 % të totalit të votave këtë vit.

Një 61‑vjeçar ka gati 3,5‑fish më shumë peshë elektorale se një 22‑vjeçar, dukë bërë që partitë të  orientojnë më pak burime elektorale tek të rinjtë.

Anketat e vitit të kaluar treguan se rreth 54% e të ë rinjve nuk janë të interesuar për politikën. Kështu që çdo lek i shpenzuar për pensionistët politikisht është më i efektshëm se një lek për politikat e rinisë.

Këtë vit rreth 191, 000 shqiptarë jashtë vendit votuan për herë të parë me postë më 11 maj nga me shume 245 mijë që ishin regjistruar. Nëse regjistrimi i diasporës zgjerohet, pesha e të rinjve mund të rritet .

Me vetëm 17,8 % të votuesve te rinjtë janë të vegjël në matematiken zgjedhore. Kjo shpjegon pse programet 2025 ngjajnë më shumë si skema “pension + bonus” sesa si “vizion 2035”./ Monitor

Video

Me vendim të GJKKO-së, hetuesit sekuestruan në ambientet e kompanisë Atelier 4 dokumente që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë. Vila ndodhet në kompleksin Green Coast dhe dyshohet nga hetuesit se mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sekuestrimi i dokumenteve është kryer në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ajo është e pandehur edhe për çështjen e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Balluku vijon të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth dy vitesh, u arrestua në vilën e tij në Palasë. Operacioni “Vila” u zhvillua nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë. Nallbani akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Emri i tij është përfshirë në hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, ndërsa në korrik 2024 GJKKO caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”. Nallbani rezulton gjithashtu i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe drejtim të organizatave kriminale.

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme