Politika 12 May 2025, 17:20 Nga VNA

Abuzimi me burimet shtetërore dhe mungesa e medias së pavarur krijuan garë të pabarabartë, thotë OSBE/ODIHR

Ndaje në Whatsapp
Abuzimi me burimet shtetërore dhe mungesa e medias së pavarur krijuan

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve të së dielës theksoi abuzimet nga partia në pushtet me burimet shtetërore si dhe mungesën e medias së pavarur si shqetësimet kryesore ndërsa kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian Michael Gahler tha se “Shqipëria nuk mund të hyjë në BE në gjendjen aktuale”.

Misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHRdeklaroi të hënën në gjetjet paraprake se gara zgjedhore në Shqipëri ishte “e pabarabartë” për shkak të “keqpërdorimit masiv të burimeve shtetërore dhe pushtetit institucional nga partia në pushtet” si dhe nga mungesa e medias së pavarur, e cila nuk siguroi që votuesit të ishin të mirëinformuar mbi zgjedhjen që bënë.

“Ndërsa zgjedhjet u menaxhuan mirë, dëshmitarët afatgjatë dëshmuan frikësim masiv dhe abuzim të burimeve shtetërore gjatë fushatës elektorale,” deklaroi ambasadori Lamberto Zannier, kreu i misionit.

Raporti shënon një kthesë të fortë në gjetjet e misioneve të vrojtimit të zgjedhjeve të shkuara, ku zakonisht vëzhguesit janë mjaftuar duke vënë në dukje se problemet “janë raportuar”, ndërsa në këtë rast, ata vënë në dukje se ata vetë “i kanë dëshmuar” rastet e frikësimit të votuesve dhe abuzimit të burimeve shtetërore.

“Zgjedhjet u shënuan nga keqpërdorimi masiv i burimeve publike dhe fuqive institucionale të partisë në pushtet ndërsa raportime të shumta mbi presion mbi punonjësit e sektorit publik dhe votuesit e tjerë si dhe rastet e frikësimit [të votuesve] ishin shqetësuese,” thuhet në deklaratë.

Duke folur jashtë tekstit të deklaratës së shkurtër, Farah Karimi, koordinatorja e vëzhguesve afatshkurtër theksoi shqetësimet mbi median dhe po kështu, ambasadori Zannier vuri theksin se monitorimi i medias shqiptare prej tyre zbuloi përdorimin masiv të materialeve të gatshme, si dhe faktin që informacioni i ofruar nga Autoriteti i Medias Audiovizive “nuk ishte i përdorshëm” dhe se kjo ngre pikëpyetje mbi “pavarësinë e AMA-s”.

Raporti theksoi se rastet e abuzimit me burimet shtetërore “u mbajtën shënim” dhe se kjo është “e papërputhshme me standardet ndërkombëtare”.

“Garuesit në përgjithësi ishin të lirë të kryenin fushatën e vet por fusha e lojës ishte e pabarabartë,” thuhet në raport. “Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjithëpërhapur i burimeve administrative dhe mekanizmave institucionalë, përfshirë heqjen e gjobave pak para ditës së zgjedhjeve, ndërsa zyrtarët e lartë të qeverisë u angazhuan shumë në një numër aktivitetesh zyrtare që shpesh mbivendoseshin me mesazhet e fushatës,” shkruhet më tej në raport.

“Aludimet për presion mbi punonjësit publikë, raste të frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqbërdorimi i rrjeteve të patronazhimit u vërejtjën, gjë që është jo në përputhje me standardet ndërkombëtare,” shkruhet më tej.

Shqiptarët votuan në zgjedhje të dielën, zgjedhje të cilat partia në pushtet i fitoi me shumicë votash dhe me shumicë akoma më të lartë mandatesh.

Kjo është maxhoranca më e madhe e krijuar ndonjëherë në Shqipëri që nga viti 2001, kur zgjedhjet u zhvilluan gjithashtu nga Partia Socialiste dhe të cilat, vëzhguesit ndërkombëtarë i dënuan si të pabarabarta.

Kritika të forta vëzhguesit bënë veçanërisht në drejtim të medias.

“Mjedisi mediatik ishte shumë pengues, me pavarësinë, larmishmërinë dhe integritetin e përmbajtjes së lajmeve të minuar nga financimet jotransparente, përqendrimi i pronësisë, ndërhyrja në autonominë editoriale dhe ndikimi politik,” shkruhet në raport.

Procesi i numërimit nuk ka mbaruar ende por deri në kohën e publikimit të këtij shkrimi, Partia Socialiste duket se ka siguruar rreth 53% të votave dhe rreth 60% të parlamentit./ reporter.al

Video

Me vendim të GJKKO-së, hetuesit sekuestruan në ambientet e kompanisë Atelier 4 dokumente që lidhen me projektin e arredimit të një vile luksoze në Palasë. Vila ndodhet në kompleksin Green Coast dhe dyshohet nga hetuesit se mund të jetë pasuri e fshehur e ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku. Sekuestrimi i dokumenteve është kryer në kuadër të hetimeve të SPAK ndaj Ballukut për korrupsion dhe pastrim parash, ndërsa ajo është e pandehur edhe për çështjen e tenderave të tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe. Balluku vijon të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa ndaj saj janë në fuqi masat e sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” dhe “pezullim nga ushtrimi i funksioneve”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njoftoi largimin e flamurit të Ukrainës dhe mbishkrimit “Free Ukraine” nga një hotel në qendër të kryeqytetit. Vendimi vjen pas deklaratës së Volodymyr Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës. Rama tha se solidariteti me popujt në luftë nuk mund të jetë në kurriz të shtetësisë së Kosovës. “Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë: respekti është reciprok”, deklaroi ai.

Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK prej rreth dy vitesh, u arrestua në vilën e tij në Palasë. Operacioni “Vila” u zhvillua nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kriminale dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë. Nallbani akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale dhe vepra të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Emri i tij është përfshirë në hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, ndërsa në korrik 2024 GJKKO caktoi ndaj tij masën “arrest në burg”. Nallbani rezulton gjithashtu i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh dhe drejtim të organizatave kriminale.

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme