Politika 13 May 2025, 12:13 Nga VNA

PD -PS, përplasen për numërimin e votës së Diasporës në Greqi

Ndaje në Whatsapp
PD -PS, përplasen për numërimin e votës së

Fletët e votimit të Diasporës kanë mbërritur por numërimi i tyre ka ngecur. Bëhet fjalë për votat e Diasporës të shqiptarëve që jetojnë në Greqi, për këtë cilat Partia Demokratike kërkon që KQZ të vërtetojë që janë fletët e marra direkt nga votuesit. Pasi selia blu pretendon se në fakt janë të Partisë Socialiste.

Aktualisht, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve po zhvillon seancë ku po shqyrtohet ankimimi i Partia Socialiste e Shqipërisë”, për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve lidhur me mënyrën e administrimit të fletëve të votimit nga jashtë, duke e konsideruar si të pavlefshëm dhe të nxjerrë në kundërshtim me ligjin.

Në këtë seancë, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike Marash Logu është shprehur se vendimi i KSHZH për veçimin e votave të diasporës është i duhur duke marrë parasysh problematikën që ka. Ai tha se thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur për demokratë të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohen në këtë fazë.

"PS e ka të qartë që PD-ASHM nuk do të lejojë asnjë zarf që vjen nga Greqia të numërohet, derisa të provohet se është marrë personalisht nga zgjedhësi. Kur të provohet kjo, le të numërohet, le të vlerësohet. Po thasë të mbushura nga patronazhistët e PS nuk do të lejojmë të numërohen edhe sikur të jetë gjëja e vetme për të cilin angazhohemi në këtë fazë gjatë numërimit të votës së diasporës", tha Logu.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme