Politika 13 May 2025, 14:42 Nga VNA

Disa qartësime për shpalljen e fituesve atje ku ka ende mijëra vota pa numëruar

Ndaje në Whatsapp
Disa qartësime për shpalljen e fituesve atje ku ka ende mijëra

Në pothuajse të gjitha mediat po shpallen shifra si rezultate përfundimtare për subjektet politike dhe diku edhe emra kandidatësh fitues ose favorit nga listat e hapura.

Për qartësim duhet të shpjegojmë se kodi zgjedhor me shprehjen "rezultat përfundimtar" i referohet rezultatit të çertifikuar nga KQZ.

Shifrat që dalin në faqen e KQZ janë ose reflektime në kohë reale te numërimit, ose rezultate paraprake aty kur numërimi ka mbaruar.

Deri në këto momente, asnjë shifër nuk mund të konsiderohet si rezultat paraprak, sa kohë që nxjerrja e atyre rezultateve mbetet e lidhur me numërimin që po ndodh në kompleksin Dinamo ku po numërohen votat e diasporës për të gjitha qarqet. E sa kohë që Celibashi ka nxjerrë një urdhër qe zarfet nga Greqia të lihen një herë për një herë mënjanë, asnje rezultat i asnjë qarku nuk mund të konsuderohet paraprakisht i dalë.

Në zarfet e mbërritura nga Greqia potencialisht ka zarfe për të gjithë qarqet.

Asnje rezultat paraprak nuk mbyllet pa u shpërndarë edhe votat e diasporës.

Ndaj nxjerrja e cdo rezultati në gjithë Shqipërinë është bllokuar nga numërimi i votave të mbërritura nga Greqia që sot nuk ndahen dos as se cilit qark i përkasin.

Grumbullimi i tyre në një qoshe ka bllokuar edhe nxjerrjen e rezultateve paraprake për qarqe që mund të perfundonin përpara të tjerëve.

Nga votat e diasporës, Tirana psh pret më shumë se 45.000 vota.

Këto përkthehen deri në 3 mandate të pacaktuara ende se cilit subjekt i përkasin.

Korça pret ende me shumë se 16.200 vota te tjera për tu numëruar. Keto janë 1 mandat ende i pandarë.

E njëjta pritshmëri për numrin e mandateve është në Elbasan, Fier dhe Vlorë.

Qytete më të vogla nuk ndikohen dot nga votat e diaspores dhe aty mandatet mund të quhen më rezistente.

Por sa kohë që thesi i ndarë më vehte për zarfet e Greqise qëndron në një qoshe edhe rezultati për to pret në qoshe, megjithëse për to mund të mos ketë më asnjë zarf në atë thes.

Se dyti, shumë portale janë nxituar të nxjerrin lista me kandidatë favorit nga listat e hapura.

Përveç faktit që zarfet e diasporës afektojnë edhe rezultatet për kandidatet, duhet të reflektojmë mbi mekanizmin e votimit kësaj rradhe.

Çdo kandidat është afërmendsh që pret shumicën e votave nga zona e paracaktuar atija për fushatë. Pastaj pret edhe çfarë i mblidhet në gjithë qarkun.

Për ta kuptuar!

Kandidat që ka mësuar rezultatin në zonën e vet është për shembull Fatmir Xhafaj nga PS.

Fatmir Xhafaj në njësinë 10 ka marrë rreth 1700 vota personale.

I njëjti kandidat në Vorë që është njësia tjetër ku rezultati i kutive është mbyllur edhe me numërimin e votës preferenciale, ka marrë rreth 150 vota. Fatmir Xhafaj tani sigurisht që pret të mbushë dhe të shtojë sasinë e votave nga çdo kuti që hapet në Tiranë ku numërohen votat preferenciale.

Por ai sot duket i favorizuar nga shifrat për shkak se për të rezultati i zonës së paracaktuar atij ka dalë.

Por për te tjerët jo.

Është e pritshme që sasinë që bën diferencën e votave, një kandidat ta marrë në zonën e paracaktuar atij. Por kjo nuk e kualifikon dot si favorit, sa kohë nuk krahasohet dot me të tjerë që janë në kushte të barabarta me të.

Për te kuptuar më shumë, duhet të konsiderojnë që Fatmir Xhafaj në zgjedhjet e vitit 2021 në njësinë 10 ka pasur më shumë se rreth 3.000 vota nga rreth 1.700 që ka sot. Në 2021 në Vorë ka siguruar më shumë se rreth 300 vota nga rreth 150 që ka sot.

Në qarkun Tiranë theu herësin me rreth 15.000 vota. Por nëse i referohemi ndryshimit që i ka ndodhur në njësinë 10 dhe në Vorë, projeksioni flet për rreth 8.000 vota kësaj rradhe.

I njëjti vlerësim mund të bëhet per secilin kandidat që media të caktuara po e klasifikojnë si favorit.

 

Video

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton. Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore. Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës. Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme