Politika 13 May 2025, 14:17 Nga VNA

Berisha: Më 16 Maj protestë në Tiranë. Përjashton dorëheqjen!

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Më 16 Maj protestë në Tiranë. Përjashton

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha nga selia blu në një konferencë për gazetarët paralajmëroi nisjen e protestave në mbrojtje të votës së lirë. Më 16 Maj në orën 17:00, do të mbahet protetsa e parë e demokratëve, teksa paralelisht kryeqyteti pret edhe liderët europianë për mbajtjen e samitit. Në fjalën e tij Berisha tha se kjo protestë mbahet në emër të një populli që votën ia dikton revolja, Xhabafti, Poja, bandat kudo. Bota duhet t'a dijë. Fillimi i një beteje që s'ndalet më. Dora dorës do formulohet e gjithë strategjia. Lufta jonë është për votë. S'ka gjë më të turpshme, si në Korenë e Veriut. 99% vota e Diasporës për PS. Ftoi t'i dalim zot votës së lirë. Pra, në çdo aspekt, këto ishin zgjedhjet më të grabitura, të plaçkitura dhe të dhunuara në gjithë historinë e Shqipërisë pluraliste. Asnjëherë më parë bandat nuk kanë pasur përfaqësim në Kuvend në nivelin që kanë në këtë parlament."-tha Berisha. I pyetur nga gazetarët nëse do të respektohet statuti Partisë Demokratike, kreu i selisë blu tha se parësore është mbrotja e votës, duke lënë të kuptohet se nuk do të japë dorëheqjen. Kryedemokrati theksoi se “kjo parti nis betejën për votën e lirë të shqiptarëve, e kemi nisur, vazhdon beteja”. Protesta e parë e PD zhvillohet ditën që në Tiranë zhvillohet Samiti i Liderve Europianë.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme