Politika 13 May 2025, 15:06 Nga VNA

Rama fut në sherr Berishën me Shehaj, lufta në Tiranë për një mandat

Ndaje në Whatsapp
Rama fut në sherr Berishën me Shehaj, lufta në Tiranë

 

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Tiranës është drejt përfundimit, deri më tani janë numëruar 1121 nga 1282 qendra votimi, ose 87% e totalit. Sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban vendin e parë me 177,831 vota, që përfaqësojnë 47.62% të votave të vlefshme.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 132,003 vota, që përbëjnë 35.35%.

Partia Mundësia, një ndër surprizat e këtyre zgjedhjeve në Tiranë, mban vendin e tretë me 18,463 vota (4.94%) dhe është aktualisht në garë të ngushtë për një mandat shtesë me PD-në.

Partia Socialiste – 19 mandate

Partia Demokratike – 14 mandate

Partia Mundësia – 1 mandat

Nisma Shqipëria Bëhet – 1 mandat

Lëvizja Bashkë – 1 mandat

Partia Socialdemokrate – 1 mandat

Rezultatet e deritanishme janë:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 177,831 vota (47.62%)

Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 132,003 vota (35.35%)

Partia Mundësia – 18,463 vota (4.94%)

Partia Socialdemokrate (PSD) – 13,033 vota (3.49%)

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 11,337 vota (3.04%)

Lëvizja Bashkë (BASHKË) – 10,060 vota (2.69%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 7,080 vota (1.90%)

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 1,649 vota (0.44%)

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 913 vota (0.24%)

Lëvizja Atdheu (LA) – 656 vota (0.18%)

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 430 vota (0.12%)

Gara në Tiranë duket se po zhvillohet vetëm mes PD dhe Partisë Mundësia, ku partia e Shehaj është në lojë për të marrë 1 mandat.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme