Politika 13 May 2025, 15:20 Nga VNA

Celibashi vendosi pa tagre ligjore, KAS shpall NUL vendimin për lënien në pritje të votave të Greqisë

Ndaje në Whatsapp
Celibashi vendosi pa tagre ligjore, KAS shpall NUL vendimin për lënien

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të rrëzojë vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, në lidhje me pretendimet e votave të Greqisë.

Me shumicë votash, vendimi u mor në mbledhjen e dytë për ditën e sotme pasi dëgjoi pretendimet e PS dhe PD, duke i hapur rrugë kështu numërimit të votave.

Në vendim, KAS theksoi se është pranuar kërkesa ankimore e PS-së, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve.

"Pas zhvillimit të seancës, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimorë të aubjektit PS, konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit të komisionerit të zgjedhjeve. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në kolegjin zgjedhor brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.", njoftoi KAS.

Partia Socialiste kërkoi nga KAS shfuqizimin e vendimit të Celibashit. Ky i fundit parashikonte që çdo zarf nga diaspora të lihet mënjanë në një kuti të posaçme.

Kujtojmë se KAS e shtyu fillimisht mbledhjen gjatë paradites së sotme për të marrë vendimin në lidhje me votat e Greqisë.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme