Politika 13 May 2025, 17:37 Nga VNA

BE-ja i dërgon mesazh politikës shqiptare: Zgjedhje të paqta, por jo të barabarta

Ndaje në Whatsapp
BE-ja i dërgon mesazh politikës shqiptare: Zgjedhje të paqta, por

Bashkimi Evropian ka reaguar pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura të dielën në Shqipëri, duke përgëzuar qytetarët për ushtrimin e së drejtës së votës dhe autoritetet për administrimin e qetë të procesit. Në deklaratën zyrtare, BE vlerëson gjithashtu futjen për herë të parë të votimit jashtë vendit si një hap pozitiv.

Duke iu referuar gjetjeve paraprake të Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, deklarata nënvizon se dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e organizuar mirë dhe transparente, edhe pse u evidentuan disa mangësi.

“Zgjedhjet ishin në përgjithësi konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, me kandidatë që patën mundësi të bënin fushatë, megjithëse disa raportuan kërcënime,” thuhet në deklaratë. Megjithatë, BE thekson se procesi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar dhe me kushte të pabarabarta për garuesit, ku përdorimi i burimeve administrative dhe ndikimi institucional mund të kenë favorizuar mazhorancën.

Një shqetësim i veçantë lidhet me akuzat për presion ndaj votuesve, veçanërisht punonjësve publikë. Bashkimi Evropian përshëndet përpjekjet e autoriteteve për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve zgjedhore, duke e cilësuar si hap pozitiv, por thekson se ndjekja konkrete e tyre është thelbësore për të adresuar problematikat e vazhdueshme.

Në deklaratë ngrihet gjithashtu shqetësimi për mungesën e transparencës në financimin e fushatës, si dhe për pavarësinë e medias, e cila vijon të jetë e kufizuar dhe e përqendruar kryesisht te partitë kryesore.

BE bën të ditur se do të ndjekë nga afër procesin deri në certifikimin përfundimtar të rezultateve, ndërsa u bën thirrje të gjitha forcave politike të sigurojnë funksionimin normal të institucioneve.

“Ne inkurajojmë Shqipërinë të vijojë reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE, përfshirë miratimin e një reforme të mëtejshme zgjedhore që adreson rekomandimet e ODIHR-it,” përfundon deklarata, duke shtuar se procesi i integrimit evropian është një projekt kombëtar i mbështetur nga qytetarët shqiptarë dhe që kërkon dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës mes forcave politike dhe të gjithë shoqërisë.

Video

Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë. Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë. Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton. Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore. Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës. Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme