Një nga surprizat e zgjedhjeve të 11 majit në Tiranë ishte numri i lartë i votave preferenciale për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili deri më tani ka grumbulluar 5475 vota.
Ky rezultat konsiderohet i papritur, sidomos në krahasim me figura më të njohura dhe me një histori më të gjatë në Partinë Socialiste, si Fatmir Xhafaj 2240 vota dhe Erion Braçe 1395 vota. Gonxhja nuk ka qenë një emër shumë i zëshëm në politikën aktive dhe nuk ka mbajtur poste të larta në qeveri deri kur, një vit më parë, u emërua ministër, pas një periudhe në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Megjithatë, ai njihet si një nga bashkëpunëtorët më besnik të kryeministrit. Që nga koha kur Rama ishte ministër i Kulturës në vitin 1998, Gonxhja shërbeu si Shef i Kabinetit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Më vonë, në kohën kur Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës, Gonxhja u emërua nënkryetar. Pas një pauze të gjatë në politikë, ai u rikthye në skenën publike pas vitit 2013, kur Rama mori mandatin e parë si kryeministër.
Por pyetja që lind natyrshëm është: A i ka frymëzuar vërtet Gonxhja socialistët të votojnë për të, apo ky është një sinjal për postin tjetër që do t’i japë Rama, veçanërisht tani që Tirana ka mbetur pa një figurë të spikatur pas arrestimit të Erion Veliajt?
Ky është momenti i arrestimit të Kristjan Sterjos, 20-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e Joan Zukos në Korçë.
Sterjo u arrestua gjatë natës, pas disa orësh kërkime intensive nga forcat e Policisë. Sipas informacioneve paraprake, ai u lokalizua pranë zonës së banesës së tij, ku dyshohet se ishte rikthyer për të marrë para dhe më pas për të vijuar arratinë.
Efektivët kishin ngritur kontrolle në disa zona të qytetit dhe, sapo konstatuan lëvizjen e të riut, ndërhynë duke e vënë në pranga përpara se ai të mund të largohej sërish.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ka vendosur të krenohet publikisht në rrjetet sociale me punën e zjarrfikësve të tij gjatë një aksioni për fikjen e zjarreve në Krujë. Përmes një postimi me tone epike, Suli flet për "heroizëm" dhe "luftë me flakët për të mbrojtur jetën". Mirëpo, ajo që bie menjëherë në sy nga pamjet e shpërndara prej vetë atij nuk është thjesht guximi i punonjësve, por braktisja totale e tyre nga institucioni që ai drejton.
Në videon e publikuar, "heronjtë" e Kamzës duken duke u përballur me stuhinë e zjarrit të veshur me bluza të thjeshta pambuku, pa kaska mbrojtëse, pa veshje termoizoluese dhe pa asnjë nga pajisjet elementare që kërkon një ndërhyrje e tillë e rrezikshme. Në vend të uniformës profesionale, zjarrfikësit shfaqen pothuajse si qytetarë të rastësishëm që janë hedhur në aksion me mjete rrethanore.
Ndërsa kryetari kujdeset të përzgjedhë emojit e duhura me zjarr e autobotë dhe të vendosë mbishkrime dramatike për rrjetet sociale, realiteti i hidhur tregon se siguria dhe jetët e këtyre punonjësve janë lënë në dorë të fatit. Heroizmi i tyre është me të vërtetë i pamohueshëm, por ai ushqehet nga pamundësia dhe mungesa e kushteve më minimale të punës.
Duket se për Bashkinë e Kamzës, propaganda e "luftës me flakët" ka më shumë rëndësi sesa pajisja e forcave MZSH me uniforma mbrojtëse që u ruajnë jetën atyre që nesër duhet të shpëtojnë të tjerët.

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”.
Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën.
Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd.
Video: Shpend Lila
KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.