Politika 13 May 2025, 22:44 Nga VNA

Gazment Bardhi rikthehet zemërthyer në FB: Do të qëndrojmë të panënshtruar

Ndaje në Whatsapp
Gazment Bardhi rikthehet zemërthyer në FB: Do të

Drejtuesi politik, Gazment Bardhi, që nuk u shfaq për tre ditë në asnjë media, ka reaguar në facebook pak minuta pasi përfundoi numërimi në qarkun e Fierit me një rezultat katastrofal për PD.

Bardhi shprehet zemërthyer që 11 maji nuk shprehu vullnetin real të qytetarëve. Sipas tij, në Fier PD u përballë me një bandë ministrash dhe drejtorësh të korruptuar.

Ai gjithashtu thotë se “Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë”.

Postimi i plotë:

Një falenderim zemre

Me zemër të thyer se zgjedhjet e 11 Majit nuk ia dolën të shprehin vullnetin real të qytetarëve, dua të falenderoj me përulësi të gjithë ata demokratë dhe mbështetës të opozitës që i besuan votën Partisë Demokratike! Në qarkun e Fierit, ne ishim njerëzit e lirë përballë një bande ministrash dhe drejtorësh të korruptuar, që përdorën shtetin dhe krimin e organizuar për të ruajtur pushtetin!

Ju falenderoj me zemër për qendresën dhe besimin! Një falenderim të veçantë për strukturat e Partisë Demokratike, komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur!

Ne do të qendrojmë së bashku të panënshtruar sepse Shqipëria ka nevojë për njerëz të lirë!

 

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme