Politika 14 May 2025, 14:47 Nga VNA

Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës së lirë. Faktet në BE dhe në Kongresin Amerikan

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Po përgatisim luftën për mbrojtjen e votës së

 

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga selia blu në një konferencë me gazetarët tha se kemi fakte për vjedhjen e votave, duke deklaruar se ishte një masakër me votën e lirë.

" Farsa elektorale që bëri regjimi i Tiranës më 11 maj vitit 2025. Në këtë kuadër, PD dhe Opozita, po pregatit luftën e fuqishme për të mbrojtur votën e shqiptarëve"-tha kreu i selisë blu, duke paralajmëruar se faktet do t'i çojë në kancelaritë europiane e deri në Senat e Kongres Amerikan.

" Zgjedhje të kapura nga organizata kriminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit, të cilat disponojnë në kontot e tyre të nëndheshme, miliarda euro dhe që luftojnë këto zgjedhje për lëkurën e tyre, sepse siç e dini, i kisha garantuar dhe vazhdoj ti garantoj se ato me PD në pushtet, do të shpallen organizata terroriste, ç’ka do të thotë ligji do të jetë i tmerrshëm për to.

Ata të cilët injorojnë se këto zgjedhje u grabitën, u plaçkitën në mënyrat më kriminale dhe antidemokratike, do të zhgënjehen më vonë, kur ne të kemi faktuar para çdo shqiptari dhe në çdo kryeqytet të Europës dhe botës, shëmtinë e kësaj farse elektorale".

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme