Politika 15 Maj 2025, 10:50 Nga VNA

Fitorja absolute e PS: Më pak vota, më shumë mandate

Ndaje në Whatsapp

Në një situatë që duket se përbën deformim të madh të vullnetit të votuesve, e Shqipërisë po siguron 83 mandate parlamentare, ndërsa mori praktikisht 52% të votave. Të 83 mandatet parlamentare përbëjnë 59% të parlamentit dhe diferenca është shkaktuar nga padrejtësitë sistemike të instaluara nga Rama dhe Berisha, fillimisht në një marrëveshje në vitin 2008, marrëveshje e konfirmuar edhe vitin e kaluar.

Sipas Kushtetutës dhe parimeve demokratike, përfaqësimi parlamentar duhet të reflektojë vullnetin popullor në mënyrë sa më të përafërt, ndonëse pranohet gjerësisht se kjo nuk është e mundur 100 për qind. Pabarazitë kanë qenë në shkallë më të vogël gjatë zgjedhjeve të kaluara, por shënuan kulmin këto zgjedhje, kur ushtri të ndryshme patronazhistësh të Partisë Socialiste u përleshën me opozitën dhe me njëra-tjetrën për të siguruar 733 mijë vota brenda vendit, 35 mijë më pak se sa katër vjet më parë.

Zgjedhjet e pabarabarta të 11 majit

Subjekti Vota Mandate Vota për mandat
PS 733271 83 8835
PD 481762 50 9635
Mundësia 43042 1 43042
20265 1 20265
Nisma Shqipëria Bëhet 49396 1 49396
Koalicioni Euroatlantik 19461 0 NA
PSD 47504 3 15835

Numri i përgjithshëm i votave të hedhura brenda vendit të dielën ishte 1.46 milionë, rreth 200 mijë më pak se sa katër vjet më parë. Partia Socialiste ra me 35 mijë vota, ndërsa të 107 mijë votat që Lëvizja Socialiste për Integrim mori katër vjet më parë, nuk dihet se ku kanë përfunduar. Për rrjedhojë, të 733 mijë votat që PS ka siguruar brenda vendit kanë prodhuar 83 mandate, me një mesatare prej 8834 votash për mandat. Koalicioni i Partisë Demokratike mori 481 mijë vota dhe 50 mandate, për një mesatare prej 9635 votash për mandat. Socialdemokratët e Tom Doshit morën 47 mijë vota dhe siguruan 3 mandate në total ose një mandat deputeti për çdo 16 mijë vota. Nisma Shqipëria Bëhet mori 49 mijë vota, por deri tani ka siguruar vetëm një mandat dhe ka shpresa për një të dytë në Fier në varësi të votave nga emigrimi. e Agron Shehajt siguroi dy mandate me 43 mijë vota, me një mesatare prej mbi 21 mijë secila. Lëvizja Bashkë mori 1 mandat me 20 mijë vota. Koalicioni Euroatlantik mori zero mandate me më shumë se 19 mijë vota. Me pak fjalë, partive të vogla iu deshën dy apo tre herë më shumë vota për mandat se sa partive të mëdha.

Vota dhe mandate të fituara nga maxhorancat qeverisëse 2009-2025 dhe disbalanca
% vota % mandate Diferenca
2009 46.9 50 3.1
2013 57.3 59.3 2
2017 48.3 52.9 4.6
2021 48.7 52.9 4.2
2025 52.3 59.3 7.0

Zgjedhje “jo në përputhje me standardet”

Shqipëria ka qenë gjithmonë një vend shqetësues sa i përket mënyrës së organizimit të zgjedhjeve dhe deri më sot nuk ka zhvilluar asnjë palë zgjedhje të vlerësuara si të përshtatshme për një vend demokratik. Por zgjedhjet e së dielës morën një numër të pazakontë të lartë kritikash nga vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët, në raportin e tyre paraprak, folën në tetë raste për praktika apo për fenomene të cilat u konsideruan si “jo në përputhje” “jo të pajtueshëm” apo “në kundërshti” me “standardet ndërkombëtare”.

Shqetësimi kryesor i shprehur nga ndërkombëtarët lidhet me “rastet e frikësimit të mbështetësve të opozitës dhe keqpërdorimit të rrjeteve të patronazhimit.” Sipas raportit, këto probleme “u mbajtën shënim dhe janë të papërputhshme me standardet ndërkombëtare.”

Shqetësimi i dytë lidhet me informacionet që sugjerojnë se administrata publike i ka bërë presion votuesve të grupeve të margjinalizuara që të votojnë Partinë Socialiste. “Kjo është në kundërshti me standardet ndërkombëtare, të cilat kërkojnë që votuesit të jetë të lirë nga ndikimi apo shtrëngimi,” shkruhet në raport.

Shqetësimi tjetër lidhet me “përqendrimin e lartë të medias”, e cila nuk garanton dot larmishmëri të informimit, një kërkesë kyçe kjo për demokracinë dhe diçka që “është në kundërshti me standardet ndërkombëtare”.

Raporti vijon më tutje me kritikimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e aksesit në Tiktok, vendim të cilin gjithashtu e veçon si i tillë që “bie ndesh me standardet ndërkombëtare”.

Ndërkombëtarët janë gjithashtu të shqetësuar për mungesën e mjeteve ligjore efikase për trajtimin e këtyre problemeve, nga fakti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka arritur të kontrollojë dhe të dënojë abuzimet, te fakti që vendi nuk ka mekanizmat e duhur ligjorë për të garantuar larmishmërinë e skenës mediatike dhe luftën kundër oligopolit në tregun televiziv.

Se sa pasoja do të kenë këto shkelje të standardeve zgjedhore nga ana e Ramës për të, kjo është çështje e debatueshme. Fron Nahzi, studiuesi shqiptaro-amerikan që ka jetuar në vitet ’90 në Shqipëri dhe, në atë kohë, u shpall armik nga Berisha, shpjegon në një opinion për BIRN se, për shkak të gjendjes së përgjithshme botërore, diplomacia ka gjasa do të mbyllë sytë përballë kësaj rrëshqitjeje pas në standardet demokratike të vendit, ndërsa një prej vëzhguesve të OSBE-ODIHR, eurodeputeti Michael Gahler theksoi se “Shqipëria nuk mund të anëtarësohet në BE në gjendjen aktuale”.

Marrë nga Reporter.al

Video

Hyrja në parlament- Sali Berisha e konsideron këtë akt si luftë dhëmbë për dhëmbë me narko-regjimin

Mirë do ishte të dëgjonim një herë edhe dajën e Shabanit. Se tezja e Lapajt nuk qenka shumë bindëse.

Sara Mile është përpjekur të duket origjinale teksa ka mbërritur në parlament me një shall ku janë printuar akuzat e opozitës ndaj saj. Imagjinoni ç’gjatësi do kishte shalli po të ishin shkruar 19.845 votat që mori Sara në Elbasan si një anonime që kandidoi për herë të parë

FBI ka publikuar pamje të reja të të dyshuarit për vrasjen e aktivistit konservator Charlie Kirk, ku shihet personi i armatosur duke kërcyer nga çatia e një ndërtese në Universitetin e Luginës së Utah përpara se të ikë në një zonë të pyllëzuar. Videoja e publikuar së fundmi tregon atentatorin duke vrapuar nëpër çati, duke zbritur poshtë ndërtesës – duke lënë pas gjurmë pëllëmbësh, njolla që besohet se përmbajnë ADN dhe një gjurmë këpuce, sipas FBI-së. I dyshuari shihet më pas duke vrapuar nëpër një zonë me bar pranë një parkingu dhe duke u zhdukur në pyllin aty pranë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme