Politika 15 May 2025, 10:54 Nga VNA

Policia nuk lejon protestën e PD-së më 16 maj, për shkak të samitit të BE-së

Ndaje në Whatsapp
Policia nuk lejon protestën e PD-së më 16 maj, për shkak

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi dy ditë më parë se më 16 maj, në orën 17:00, do të zhvillohej një protestë në Bulevardin “Zogu I Parë”, si kundërshtim ndaj rezultatit të zgjedhjeve, të cilat ai i konsideroi si “më të grabiturat në historinë shqiptare”.

Megjithatë, kërkesa e PD-së për zhvillimin e protestës nuk është miratuar nga Policia e Shtetit. Sipas autoriteteve, vendndodhja e përzgjedhur është shumë pranë sheshit “Skënderbej”, ku po zhvillohen përgatitjet për samitin e liderëve të Bashkimit Europian në Tiranë.

Policia argumenton se prania e delegacioneve të huaja dhe masat e sigurisë që po merren për këtë ngjarje të nivelit të lartë nuk lejojnë zhvillimin e tubimeve të tjera pranë zonës së samitit.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme