Politika 15 Maj 2025, 13:28 Nga VNA

Mediat britanike raportojnë për qendra kthimi për azilkërkuesit, Rama e mohon, kryeministri britanik: Po punojmë

Ndaje në Whatsapp
Mediat britanike raportojnë për qendra kthimi për

Media britanike "GBNews" ka publikuar një artikull me deklaratat e kryeminsitrit britanik, Keir Starmer i cili ka zbuluar plane për të krijuar "qendra kthimi" jashtë vendit për azilkërkuesit, si pjesë e një strategjie për të luftuar emigracionin e paligjshëm.

Kryeministri shpjegoi se këto qendra do të ndihmonin në përpunimin e individëve që kanë shteruar të gjitha rrugët e apelimit në sistemin britanik dhe duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ky njoftim vjen pasi qeveria e tij anuloi skemën për Ruandën, të cilën qeveria konservatore nuk arriti ta zbatojë.

Nisma e fundit është pjesë e një qasjeje më të gjerë për të luftuar atë që Starmer e përshkroi si një "tregti të neveritshme" me kalime nëpër Kanalin Anglez.

Kryeministri shpjegoi: “Tani ajo që duam të bëjmë, dhe për të cilën po zhvillojmë diskutime dhe bisedime, janë qendrat e kthimit. Ato do të përdoren kur dikush e ka kaluar sistemin në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka nevojë të kthehet.

Duhet të sigurohemi që këto kthime të realizohen në mënyrë efektive, dhe do ta bëjmë këtë, nëse është e mundur, përmes qendrave të kthimit. Kjo është ajo për të cilën janë përqendruar bisedimet.

Do të thosha se në këtë fushë, asnjë masë e vetme nuk do të jetë, nëse mund ta themi kështu, një zgjidhje magjike. Por duke i bashkuar të gjitha: arrestimet, sekuestrimet, marrëveshjet me vende të tjera, kthimin e njerëzve që nuk duhet të jenë këtu dhe krijimin e qendrave të kthimit përmes këtyre bisedimeve, mund ta forcojmë qasjen tonë.

Kjo do të na lejojë të godasim këtë tregti të neveritshme dhe të ndihmojmë në ndalimin e kalimeve nëpër Kanal.”

Presioni ndaj Starmer për të adresuar emigracionin e paligjshëm është rritur pas të dhënave të fundit që tregojnë se mbi 12,000 persona kanë kaluar Kanalin me varka të vogla që nga fillimi i vitit.

Çështja ka marrë urgjencë të veçantë pas zgjedhjeve lokale, ku Reform UK doli si partia më e popullarizuar.

Ky ndryshim elektoral ka nxitur shqetësim mes deputetëve laburistë, të cilët po i kërkojnë kryeministrit veprime të efektshme.

Zyrtarët thuhet se kanë qenë duke zhvilluar plane për qendrat e kthimit prej muajsh, si pjesë e përgjigjes së qeverisë ndaj këtij sfidimi në rritje të migracionit.

Bashkimi Evropian njoftoi në mars miratimin e tij për që shtetet anëtare të ndjekin krijimin e qendrave të kthimit, duke u përafruar me qasjen e Starmer për bashkëpunim me vende të tjera evropiane.

Sakaq, në një konferencë mes Ramës dhe Stramer, kreu i qeverisë shqiptare tha se qendrat në Shqipëri janë ende duke u testuar dhe nëse rezultati do të jetë pozitiv, nuk ka pse të mos aplikohet në vendet e rajonit, por përjashtoi replikimin e tyre në Shqipëri. Starmer  theksoi se kjo skemë është mirë që të shtrihet edhe në vendet e tjera të rajonit për të parandaluar aktivitete kriminale kufitare.

"Nuk preferojmë t’i biem rreth e rrotull por të përveshim mëngët dhe t'a zgjidhim atë”, tha kryeministri Britanik duke lënë kështu derën e hapur për të kthyer Shqipërinë vend pritës të  qendrave për emigrantë.

Në takimin e sotëm është nënshkruar edhe një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Britanisë në fushën e mbrotjes.

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar, përmes kësja marrëveshjeje shprehin vullnetin e përbashkët për të forcuar bashkëpunimin në fushën e prodhimit të pajisjeve të mbrojtjes, investimeve dhe marrëdhënieve industriale, me synim rritjen e sigurisë kombëtare dhe nxitjen e inovacionit teknologjik dhe zhvilluar partneritete me prodhues britanikë për prodhimin e mjeteve ushtarake dhe kapaciteteve të tjera, përfshirë mbrojtjen ajrore tokësore dhe sistemet kundër dronëve. Po ashtu përmes kësja marrëveshjeje, palët shprehin interesin për të eksploruar mundësitë për eksporte të përbashkëta të pajisjeve të mbrojtjes drejt vendeve të treta, me interes strategjik dhe krijuar baza për trajnime të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërmjet Forcave të Armatosura të të dy vendeve. Kjo marrëveshje nuk përbën një angazhim financiar apo ligjërisht detyrues për asnjërën palë, por vendos themelet për bashkëpunime të mëtejshme përmes marrëveshjeve të posaçme, në përputhje me legjislacionin përkatës dhe angazhimet ndërkombëtare. Ky zhvillim konfirmon angazhimin e Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për një partneritet të fortë në fushën e mbrojtjes, për stabilitet rajonal dhe siguri ndërkombëtare.

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme