Politika 15 May 2025, 17:16 Nga VNA

Asnjë kryetar nga partitë e reja nuk shfaq interes për numërimin e votave të Greqisë

Ndaje në Whatsapp
Asnjë kryetar nga partitë e reja nuk shfaq interes për

Ka një debat të hapur për numërimin e votave të ardhura nga emigrantët e Greqisë.

Debati tashmë po bëhet prej 3 ditësh dhe organet e KQZ janë vënë në lëvizje dhe kanë marrë edhe vendime për çështjen.

Ka edhe debat publik për lëndën!

Gazetarë e moderatorë janë përfshirë në diskutimin e temës së lidhur me bllokimin e numërimit të votave të Greqisë nga PD dhe zgjatimet e tyre në KQZ.

Por asnjë fjalë nga drejtuesit e partive të reja!

Partia Demokratike vrapoi të bëhej palë në shqyrtimin qe ju bë kësaj çështje në KAS, në KQZ.

Sigurisht që të fitonte të drejtën e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor. Bllokimi duhet mbajtur gjallë!

Vetem kryetarët e partive të vogla heshtin.

Kur analizat dhe projeksionet psh. e nxjerrin Adriatik Lapajn si parti që mund të përfitojë mandat në Fier nga numërimi i votave të emigrantëve, Adriatik Lapaj hesht.

E njëjta gjë me të tjerët; Agron Shehaj nuk di as se votat e futura në zarf si të pavlefshme nga numëruesit, mund të ankimohen dhe të vlerësohen me tutje ndaj zgjedh të zihet me ata që po punojnë për nxjerrjen e rezultatit. Bën sherr me numëruesit për 3 vota, por nuk interesohet aspak për fatin e tufës se madhe të votave të panumëruara të Greqisë. Edhe të tijat! Por kur nuk e di se ekziston procedura e kontestimit zyrtarisht të votave, çmund të presësh që të dijë gjitë të drejtat që i ka rezervuar Kodi Zgjedhor.

Drejtuesi i lëvizjes "Bashkë" del në banaqe televizive dhe preferon të rrijë e të bëjë sehir kur hapet diskutimi i ngërçit me votat e Greqisë. Tema e vetme e preferuar e tij është ajo e sqarimit qe ai nuk është si ata të vjetrit! Kur rezultati nuk ka dalë akoma dhe nga ca të vjetër, ka vota të bllokuara që të numërohen.

Mos flasim për marksistët e Qorit sepse për ata emigrantët mbase sjellin degjenerim.

Po këta të tjerët pse janë kaq indiferent?

Hapja e zarfeve nga diaspora dhe numërimi i tyre ka nxjerrë të njëjtat përqindje mbështetje për partitë nga diaspora, siç reflektohet perqindja e mbështetjes prej votuesve brenda vendit.

Të jesh parti e re ose e vjetër nuk ndikon në të drejtën për të kërkuar mbrojtjen e interesave të votuesve në numërimin e votave!

Janë të kompleksuar nga shprehja e vjetër popullore "më mirë "çokokrem" sesa i vogël?

Janë të kompleksuar nga akuzat se janë zgjatime të partive të mëdha?

Atëherë në qoftë kështu, do rrikan gjatë pa folur! Ose do fantazojnë për Hënën, duke zgjedhur të flasin për tema ekstravagante nga frika se mos shqiptarët i ngatërrojnë me partitë e vjetra .

Video

Pas deklaratave të Zelenskyt në Beograd se Ukraina nuk e njeh Kosovën, nga Prishtina është larguar mbishkrimi “Free Ukraine”. Mbishkrimi ishte vendosur në shenjë solidariteti me Ukrainën. Ndërkohë, Ukraina vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, qëndrim të cilin presidenti Volodymyr Zelenskyy e përsëriti gjatë vizitës së tij në Beograd. Video: Shpend Lila KultPlus.com

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme