Politika 16 May 2025, 10:02 Nga VNA

PD protestë paralel me Samitin: Tubimi zhvendoset te Bulevardi “Zogu i Parë” pasi policia refuzon lejen

Ndaje në Whatsapp
PD protestë paralel me Samitin: Tubimi zhvendoset te Bulevardi “Zogu

 

Partia Demokratike ka thirrur një protestë ditën e sotme, pavarësisht se Policia e Tiranës ka refuzuar dhënien e lejes për zhvillimin e saj, për arsye sigurie. Sipas autoriteteve, tubimi i kërkuar do të mbahej në afërsi të perimetrit të sigurisë ku zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian, çka përbën rrezik potencial për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërkombëtar.

Megjithatë, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga organizimi i protestës, duke e zhvendosur vendndodhjen nga Bulevardi i Ri në një tjetër zonë të qendrës së kryeqytetit.

“Nesër protesta do të zhvillohet te Bulevardi Zogu i Parë, kryqëzimi me rrugën Fortuzi, te Ministria e Drejtësisë, ora 17:00”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD-së.

Lideri demokrat Sali Berisha foli dy ditë më parë për qëllimin e protestës, duke theksuar se ajo synon të sensibilizojë liderët europianë që marrin pjesë në Samit. “Ata duhet të dinë se ndodhen në një shtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë,” deklaroi Berisha.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme