Politika 15 May 2025, 21:37 Nga VNA

Akuza e fortë e kandidatit të PD, Kalaja: Më kanë vjedhur votat konkurrentë brenda listës, do e çoj në Prokurori

Ndaje në Whatsapp
Akuza e fortë e kandidatit të PD, Kalaja: Më kanë vjedhur

Kandidati i listës së hapur të PD në qarkun Durrës, Aulon Kalaja, ka bërë një denoncim të fortë këtë mbrëmje në “Top Story” në Top Channel.

Kalaja tha se votat e tij janë manipuluar brenda kutisë, dhe akuzat i drejtoi drejt kandidatëve të tjerë brenda listës së PD. ai gjithashtu tha se do t’i drejtohet prokurorisë për këtë padrejtësi që i është bërë.

“I kam bërë thirrje SPAK, që këtë telefon ta vinin në përgjim dhe të shihnin kam blerë vota. Këto janë vota të pastra, unë nuk i njoh njerëzit që më kanë votuar. E kam me konkurrentët brenda partisë, jo vetëm ma kanë vjedhur por dhe ma kanë trafikuar brenda kutisë, dhe për këtë do të bëjë kallëzim. Krimi është brenda kutisë, dhe i kam lënë vetë, që të shkojmë në prokurori se dikush duhet të bëhet shembull”, u shpreh ai.

Kalaja ka dalë i dyti më i votuar në këtë listë, por pa siguruar një mandat, pasi i ka kaluar Arian Ndoja që ka deri tani 8209, ndërsa Kalaja 7255 vota.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme