Politika 15 May 2025, 20:22 Nga VNA

“La Civita nuk na zgjidh hallet e opozitës”, Fredi Beleri kërkon dorëheqjen e Berishës nga drejtimi i PD

Ndaje në Whatsapp
“La Civita nuk na zgjidh hallet e opozitës”, Fredi Beleri

Eurodeputeti Fredi Beleri, njëherësh anëtar i Partisë PBDNJ, e cila është në koalicion me Partinë Demokratike, ka kërkuar publikisht pas humbjes së zgjedhjeve që Sali Berisha të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD. Në një intervistë për MCN TV, Beleri theksoi se organet e PD duhet të bëjnë një reflektim të thellë.

“Zoti Berisha duhet të vendos, organet e PD duhet të vendosin, të reflektojnë dhe duhet të bëjnë gjithçka për të marrë fund kjo tirani, pse jo dhe dorëheqje” – tha Beleri.

Ai gjithashtu tha se ajo që duhet të bëjë opozita është që të bind qytetarët dhe të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar dhe nuk mund të pres nga La Civita për të zgjidhur hallet e saj.

“Opozita më e madhe duhet të shikojë nga vetja dhe të mundohet të sensibilizojë faktorin ndërkombëtar për këtë regjim. Nuk ka diskutim që zgjedhjet janë vjedhur, kjo dihej më parë. Duhet të bindim qytetarët se nuk duhet të presim nga La Civita, nga ndonjë gjerman apo grek të zgjidhë hallet tona” – tha më tej ai.

Beleri është anëtari i parë i Koalicionit që kërkon publikisht dorëheqjen e Sali Berishës, pas humbjes katastrofale të opozitës. Madje, ai ka treguar më shumë guxim se përfaqësuesit brenda PD-së, të cilët nuk arrijnë as të përmendin nenin “Basha” që kanë përcaktuar në statutin e partisë, sipas të cilit kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i PD-së.

Video

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

Momente dramatike nga Kruja! Përpjekje për të shuar flakët, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po rrezikon banesat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme