Politika 16 Maj 2025, 08:17 Nga VNA

Masat për Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie në terren, Garda dhe SHISH “skanojnë” rrjetet sociale, në gadishmëri edhe pikat kufitare

Ndaje në Whatsapp
Masat për Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ 1500 forca policie

Rreth 1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat – përfshirë Antiterrorin, Policinë Rrugore, të Krimeve, të Rendit, si dhe Policinë Bashkiake të Tiranës – do të jenë të angazhuar në terren për të garantuar mbarëvajtjen dhe sigurinë e samitit të nivelit të lartë që po zhvillohet në kryeqytet. Vetëm përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej”, ku do të mbahet aktiviteti, do të vendosen rreth 600 efektivë policie që do të kenë për detyrë ruajtjen dhe shoqërimin e delegacioneve të krerëve të shteteve evropiane.

Përveç strukturave të policisë, edhe Garda e Republikës dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) do të jenë të pranishëm me një numër të madh agjentësh, të cilët do të kenë në vëzhgim të vazhdueshëm jo vetëm terrenin fizik, por edhe rrjetet sociale, për të evidentuar çdo thirrje apo nismë që mund të cenojë sigurinë apo të nxisë destabilitet gjatë samitit.

Masat janë shtrirë edhe përtej kufijve të Tiranës. Në të gjitha pikat kufitare të vendit janë shpërndarë fotot dhe të dhënat e individëve që dyshohet se kanë prirje ekstremiste, me qëllim që të mos lejohen të hyjnë në territorin shqiptar. Një masë kjo e ndërmarrë në kuadër të garantimit të rendit dhe sigurisë maksimale për delegacionet e huaja.

Për sigurinë e personaliteteve që do të marrin pjesë në samit, në vendin tonë janë angazhuar edhe ekspertë të huaj të fushës së sigurisë, të cilët kanë asistuar autoritetet shqiptare në organizimin dhe realizimin e shoqërimit të delegacioneve me eskortë që nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” deri në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti.

Gjithashtu, në terren ndodhen dhe grupe të specializuara anti-eksploziv, të cilat po patrullojnë dhe monitorojnë rrugët kryesore, duke pasur në mbikëqyrje të vazhdueshme gjithë perimetrin e sigurisë.

Rrugët e bllokuara për lëvizjen e automjeteve:

Për qëllime sigurie gjatë lëvizjes së delegacioneve që vijnë nga Aeroporti “Nënë Tereza” dhe pikat kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë në drejtim të Tiranës:

E premte, 16 maj 2025:

  • Ora 06:30 – 11:30: Bllokim i plotë i lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor:

    “Aeroporti ‘Nënë Tereza’ Rinas – Hyrja te autostrada e re ‘Thumanë-Kashar’ – Autostrada ‘Durrës-Tiranë’ – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi ‘Shqiponja’ – Unaza e Re (krahu i Astirit) – Kryqëzimi te ‘Pallati me shigjeta’ – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel ‘Plaza’ – Rruga ‘George W. Bush’ – Rruga ‘28 Nëntori’ – Rruga e Dibrës – Rruga ‘Urani Pano’ – Sheshi ‘Skënderbej’ (vendi i aktivitetit).”

  • Ora 13:00 – 18:00: Bllokim i plotë i lëvizjes në kthim, në aksin rrugor:

    “Sheshi ‘Skënderbej’ – Rruga George W. Bush – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re (krahu i Astirit) – Autostrada ‘Tiranë-Durrës’ – Autostrada e re ‘Thumanë-Kashar’ – Aeroporti ‘Nënë Tereza’ Rinas.”

Gjithashtu, më 15 maj 2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokime të pjesshme dhe të përkohshme të lëvizjes së automjeteve gjatë intervaleve të kalimit të delegacioneve në të njëjtat akse rrugore.

Sqarim i rëndësishëm:

Të gjitha rrugët e përmendura do të jenë të bllokuara në të dy krahët në momentin e kalimit të delegacioneve, ndaj autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për ndjekjen e udhëzimeve dhe shmangien e zonave të prekura për të evituar vonesa apo pengesa në lëvizje.

Këto masa janë ndër më të gjërat e ndërmarra ndonjëherë për një aktivitet diplomatik në vend dhe synojnë të garantojnë zhvillimin e samitit në kushte të plota sigurie dhe rendi publik.

Video

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë biskotash në qytetin Trikala, në Greqi, duke shkaktuar vdekjen e katër personave dhe plagosjen e disa të tjerëve. Sipas autoriteteve vendase, shpërthimi ka ndodhur gjatë orarit të punës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale brenda objektit. Forcat e emergjencës, përfshirë zjarrfikësit dhe ambulancat, mbërritën menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të lënduarit dhe për të vënë situatën nën kontroll

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zona rezidenciale dhe rreshta tezgash në Tregun Kasongan, në Distriktin Katijan, Kalimantan Qendror, Indonezi. Sipas informacioneve paraprake, flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesa dhe hapësira tregtare. Shërbimet e emergjencës u angazhuan për vënien nën kontroll të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

Një kryebashkiaku në Filipine i kanë bërë atentat me RPG-7 (armë anti-tank), por ai mbijetoi i palënduar. Automjeti i tij u godit gjatë një pritë në rrugët e "Shariff Aguak", ndërsa dy truprojat u plagosën dhe u dërguan menjëherë për trajtim në spital. Pas sulmit, tre nga atentatorët u vranë gjatë ndjekjes nga policia dhe ushtria. Ky nuk është atentati i parë ndaj kryebashkiakut Akhmad Ampatuan Sr., i cili ka mbijetuar një sulm të ngjashëm më shumë se një dekadë më parë.

Një automjet është përfshirë nga flakët në Unazën e Madhe. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Kopshtit Botanik”, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme