Politika 16 May 2025, 11:06 Nga VNA

Nga Xhaçka tek Majko dhe Qefalia/ Emra të njohur të politikës mbeten jashtë Parlamentit nga gara preferenciale

Ndaje në Whatsapp
Nga Xhaçka tek Majko dhe Qefalia/ Emra të njohur të

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës, ku Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, Partia Demokratike 13 mandate, “Mundësia” 2 mandate, ndërsa partitë “Bashkë”, “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe PSD kanë marrë nga 1 mandat.

Nga gara preferenciale për Partinë Socialiste, 7 kandidatë arritën të siguronin më shumë vota dhe të fitonin mandatin. Renditja e tyre është si më poshtë:

1. Blendi Gonxhja – 21,809 vota

2. Erion Braçe – 20,261 vota

3. Ervin Hoxha – 18,764 vota

4. Fatmir Xhafaj – 12,453 vota

5. Ornaldo Rakipi – 9,442 vota

6. Anila Denaj – 8,656 vota

7. Blerina Gjylameti – 5,715 vota

Si pasojë e kësaj gare të hapur, disa figura të rëndësishme të Partisë Socialiste nuk arritën të sigurojnë mjaftueshëm vota për të hyrë në Kuvend. Të mbeturit jashtë parlamentit janë:

• Olta Xhaçka

• Mimi Kodheli

• Pandeli Majko

• Xhemal Qefalia

• Ermonela Felaj

• Plarent Ndreca

Ndërkohë, në radhët e Partisë Demokratike gara për mandatin preferencial u zhvillua mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Me një diferencë prej rreth 2000 votash, mandatin e fitoi Tabaku, duke lënë jashtë Kuvendit Alimehmetin.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme