Politika 16 May 2025, 16:40 Nga VNA

Kolegji Zgjedhor çertifikon shkeljen e rëndë të Celibashit

Ndaje në Whatsapp
Kolegji Zgjedhor çertifikon shkeljen e rëndë të Celibashit

Kolegji Zgjedhor ka shpallur vendimin për ankesën e depozituar nga Partia Demokratike. Partia Demokratike kërkoi që Kolegji Zgjedhor të rrëzonte vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili shfuqizoi si akt të pavlefshëm dhe të nxjerë në tejkalim të kompetencave, urdhetinin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për lënien mënjanë të votave të diasporës nga Greqia.

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është organ i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe ka kompetencë shqyrtimin e ankimimeve ndaj vendimeve të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor çertifikoi sot shkejet ligjore te Komisionerit Celibashi që nuk jabe vetem nxjerrja e një urdhëri të kundraligjshëm. Për shkak të vendimit të Celibashit numërimi i votave të Diasporës, është bllokuar që prej 4 ditësh tashmë.

KAS dhe Kolegji Zgjedhor, me vendimet respektive, vërtetojnë se nxjerrja e nje vendimi të kundraligjshem, refuzimi prej 3 ditësh për zbatimin e Vendimit te KAS dhe zvarritja e numërimit edhe me 24 orë të tjera pas kërkesës se Partisë Socialiste, janë veprime të qëllimshme të Komisionerit Shtetëror te Zgjedhjeve.

Procesi i numërimit për votat e Diasporës u bllokua për rreth 4 ditë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Nëse llogarisim që gjitha kjo ndodh në kushtet e një rezultati paraprak të qartë 83-50 mandate, e përfytyroni dot se çdo kish ndodhur nëse Celibashi do ishte Komisioneri dhe rezultati paraprak do ishte 68-72 mandate?

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme