Politika 16 May 2025, 14:37 Nga VNA

Berisha në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet, kërkoj mbështetjen tuaj për votë të lirë në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Berisha në Bruksel: Narkoshteti vodhi zgjedhjet, kërkoj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samitin e Unionit Demokratik Ndërkombëtar (IDU) në Bruksel, ku ka mbajtur një fjalim të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi qeverinë për vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar Shqipërinë si një “narkoshtet” që ka uzurpuar vullnetin e qytetarëve.

“Zgjedhjet e 11 majit u vodhën nga narkoshteti. Kjo është një dramë për demokracinë shqiptare. Prandaj kërkoj solidaritetin dhe mbështetjen tuaj që kombi im të votojë i lirë,” u shpreh Berisha përpara liderëve të qendrës së djathtë ndërkombëtare.

Ai theksoi se mbështetja ndërkombëtare është jetike për të rikthyer standardet demokratike në Shqipëri dhe garantimin e zgjedhjeve të ndershme dhe transparente.

“Solidariteti i komunitetit ndërkombëtar është vendimtar për fitoren e kësaj kauze,” shtoi Berisha.

Samiti i IDU mblodhi drejtues dhe përfaqësues të partive konservatore nga e gjithë bota, duke u bërë një platformë ku Berisha përcolli shqetësimin për situatën politike dhe zgjedhore në vend.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme