Politika 16 May 2025, 15:51 Nga VNA

Bloomberg/ Liderët e Europës do të diskutojnë për emigracionin në Samitin në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Bloomberg/ Liderët e Europës do të diskutojnë për

Media amerikane "Bloomberg", zbulon se emigracioni është çështja kryesore për të cilën mblidhen liderët europianë në Samitin në Tiranë. Ajo shkruan emigracioni do të jetë një nga temat kryesore në axhendën e samitit të sotëm të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë.

Liderë si Friedrich Merz nga Gjermania, Emmanuel Macron i Francës, Keir Starmer i Britanisë dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy do të marrin pjesë. Ata do të diskutojnë gjithashtu për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe mënyrat për të rritur konkurrueshmërinë e kontinentit.

Samiti zhvillohet ndërsa Kryeministri shqiptar Edi Rama është në kulmin e karrierës së tij pas sigurimit të një mandati të katërt të paprecedentë në detyrë.

Ndërkohë që qeveritë në mbarë kontinentin përpiqen të bindin votuesit se kanë situatën e migracionit të parregullt nën kontroll, Starmer deklaroi në një konferencë për shtyp me Ramën në Shqipëri dje se Britania është në bisedime me disa vende për krijimin e të ashtuquajturave qendra kthimi për azilkërkuesit e refuzuar.

Burimi: https://www.bloomberg.com/news/newsletters/2025-05-16/europe-s-leaders-talk-migration-at-albania-summit

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme