Politika 16 May 2025, 19:32 Nga VNA

Gazetari i Reuters pyet kryeministrin për garën e pabarabartë në zgjedhje, Rama: Procesi nuk është ende si në Danimarkë por jemi përmirërsuar

Ndaje në Whatsapp
Gazetari i Reuters pyet kryeministrin për garën e pabarabartë

Një prej gazetarëve të Reuters pyeti Ramën për zgjedhjet e 11 majit, referuar edhe një deklarate të BE-së se ato u zhvilluan në një fushë të pabarbaratë.

Rama u përgjigje se deklarata e BE-së përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Aty adresohen disa problematika, por ka përmirësime, pasi zgjedhjet zhvillohen më mirë se më parë.

“Më duhet të them që ajo çfarë citohet, janë pak fjali të një deklarate shumë më të gjatë që përshëndeti zgjedhjet shqiptare. Dhe ju është referuar akuzave për raportin paraprak, dhe raportet paraprake hartohen që të kontrollohen më tej dhe të ballafaqohen me prova. Zgjedhjet shqiptare janë shprehja e vullnetit të popullit shqiptar 100%. Çfarëdo që është e nevojshme të përmirësohet, do trajtohet. Procesi zgjedhor nuk është ende si në Danimarkë, por shumë më mirë se ç’ishte dhe në pajtim me standardet e OSBE ODIHR” – tha Rama.

Video

Pyetjet për korrupsionin, drogën dhe Jared Kushner/ Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme