Politika 16 May 2025, 18:54 Nga VNA

Tedi Blushi nuk pranon t’i japë mandatin e deputetit Ilir Metës

Ndaje në Whatsapp
Tedi Blushi nuk pranon t’i japë mandatin e deputetit Ilir Metës

Sekretari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka qenë i pranishëm në protestën e sotme të thirrur nga opozita pas humbjes së zgjedhjeve.

I pyetur nëse do tërhiqet nga mandati i tij duke bërë që ky mandat deputeti t’i kalojë kreut të PL-së Ilir Metës, Blushi nuk pranoi diçka të tillë duke thënë se më e rëndësishme është të respektohet protesta sot.

“Ju lutem të respektojmë protestën e qytetarëve për lirinë e votës. Të jeni të sigurt që Tedi Blushi dhe struktura e Partisë së Lirisë nuk kanë punuar asnjë ditë kundër Ilir Metës”-tha sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

 

Video

Kruja u përball për disa orë me zjarre të fuqishme që rrezikuan banesa, biznese, magazina, një pikë gazi dhe Spitalin e Krujës. Qindra banorë u evakuuan, ndërsa pacientët e spitalit u transportuan drejt Tiranës pasi flakët u afruan rreth 50 metra nga godina. Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe dy helikopterëve bëri të mundur vënien gradualisht nën kontroll të situatës. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ka arrestuar autorin e dyshuar të zjarrvënies.

Zjarri masiv që përfshiu Malin e Krujës dhe për disa orë kërcënoi banesa, biznese dhe Spitalin e Krujës është vendosur plotësisht nën kontroll që prej orës 06:00 të mëngjesit. Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se situata në terren është tashmë e qetë, ndërsa një vatër e mbetur në pjesën e sipërme të malit po menaxhohet nga ajri me mbështetjen e dy helikopterëve të Forcës Ajrore. Situata gjatë orëve të mëparshme ishte alarmante, pasi flakët, të favorizuara edhe nga era, përparuan drejt zonave të banuara, duke rrezikuar banesa, magazina, biznese dhe një pikë shpërndarjeje gazi. Më shumë në linkun në koment⬇️

Pamje live nga nje aksion në ish bllok.

Momente dramatike nga Kruja! Përpjekje për të shuar flakët, ndërsa zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po rrezikon banesat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme