Politika 17 May 2025, 10:03 Nga VNA

Numëruesit e PD nuk paraqiten në numërimin e votave te diasporës. Komisioneri fle bashkë me ta

Ndaje në Whatsapp
Numëruesit e PD nuk paraqiten në numërimin e votave te

Megjithëse ishte caktuar që votat e diasporës duhet të nisnin numërimin në ora 8.00, përsëri numëruesit e PD nuk janë paraqitur për te filluar punë.

Justifikimi është lodhja!

E njëjta lodhje ishte justifikimi që u përdor që numërimi mos niste që dje në ora 15.00 pasi Komisioneri zhbllokoi pengesat artificiale të procesit.

Dmth megjithëse kanë te paktën 24 orë që flenë, numëruesit e PD nuk janë shplodhur ende.

Por Kodi e ka parashikimin edhe për këtë!

Në këto raste lodhjeje, Kodi parashikon që Subjekti politik zëvendëson të lodhurit me të tjerë të freskët.

Dhe gjithashtu parashikon që Komisioneri cakton numëruesa nga lista e vet kryesisht kur subjejtit i janë lodhur numëruesit kolektivisht.

E gjitha kjo duhet të ndodhë në rang konsekutiv dhe jo me ritmet e të menduarit të Celibashit që ngrejne shumë dyshime.

Për konkretizim, Komisionerit ju deshën 48 orë nga nxjerrja e vendimit të KAS, që të kopjonte arsyetimin e KAS dhe t'a zbardhte si vendim të vetin, më në fund dje në ora 15.00.

48 orë janë përtej logjikës së përdorur nga Kodi Zgjedhor për numërimin pandërprerje të votave.

Pas këtij procesi të menduari të Komisionerit, tani vjen gjumi i numëruesve të PD. Dhe pastaj ankoheshin se flinte Luli!

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme