Politika 17 May 2025, 08:44 Nga VNA

PD kërkon pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, vonesa në nisjen e procesit në Parkun Olimpik

Ndaje në Whatsapp
PD kërkon pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, vonesa

Partia Demokratike ka paraqitur mbrëmë ankimim në KAS dhe kërkon pezullimin e procesit të numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

Ndërkohë, në Parkun Olimpik, sipas vendimit të kryekomisionerit shtetëror për zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, pritet të nisë numërimi për zarfet nga Greqia. Urdhri ishte që numërimi të niste që në orën 08:00, por deri më tani kanë mbërritur vetëm numëruesit për qarkun Tiranë. Për këtë qark janë 4 mijë vota të diasporës së Greqisë.

Administrata e KQZ duhet të hedhë shortin për relatorin dhe të njoftojë anëtarët e KAS.

Ndërkohë, ka nisur numërimi në Parkun Olimpik për 53,290 zarfet e diasporës nga Greqia. Këto zarfe janë kontestuar nga Partia Demokratike.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme