Politika 17 May 2025, 10:49 Nga VNA

Rama -Macron, a ka plan për shitje armatimesh Shqipërisë?

Ndaje në Whatsapp
Rama -Macron, a ka plan për shitje armatimesh Shqipërisë?

Emanuel Macron, president francez prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat kryeminsitri Edi Rama me presidentin francez, Emmanuel Macron, deklaruan nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, me fokus infrastrukturën, turizmin dhe integrimin europian. Kreu i qeverisë tha se Franca do të përfshihet në ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. Më tej, Rama tha sot Shqipëria e ndjen Francën shumë afër dhe në procesin e anëtarësimit, ndërsa theksoi se rajoni ka ka fituar një mbështetës shumë të qëndrueshëm dhe besnikë, në të gjitha proceset transformuese.

Presidenti francez Emanuel Macron u shpreh se ai dhe Franca do të jenë në krah të Shqipërisë për procesin e integrimit në BE.

Ai shtoi me tej se “Rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejtë BE. Reformat ambicioze që po bëni, pas këtyre reformave qe duken shumë teknike për bashkatdhetarët tuaj”- tha Macron.

I pyetur nga media në lidhje me shtimin e buxhetit për armatime, Rama tha se Europa ka një trend për t'u armatosur dhe së fundmi, ka patur oferta nga kompani të prodhimeve ushtarake.

" Ne duhet të jemi komplementarë në kontekstin e përgjithshëm, duhet një plan i mirë menduar me procedura të qarta për të gjithë dhe garanci eficence në ato paratë që vendosen. Ne duhet të jemi realist dhe të kuptojmë si do të rrisim kapacitetet jo buxhetin vetëm"- tha Rama, teksa la të nënkuptohej se ka kërkesë për shtim buxheti dhe armatimesh për Shqipërinë.

Por në një kohë kur Europa dhe bota mbarë po shton buxhetet për armatime po shtohen, ku qëndron Shqipëria dhe sa mund t'i refuzojë blerjen dhe shtimin e depozitave ushtarake në vend?

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme