Politika 17 May 2025, 14:38 Nga VNA

Vota Diasporës në Greqi, PD: Të mos përfshihet në rezultat përfundimtar, PS kundërshton, Celibashi: Do bëjmë verifikimet

Ndaje në Whatsapp
Vota Diasporës në Greqi, PD: Të mos përfshihet në

Vota e diasporës shqiptare në Greqi ka filluar zyrtarisht të numërohet sot në Parkun Olimpik në Tiranë. Teksa procesi ka nisur prej mëngjesit, Partia Demokratike ka kundërshtuar përfshirjen e votave të ardhura nga Greqia në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, duke i cilësuar ato si të manipuluara. Ata kanë ankimuar sërish vendimin e KSHZ në KAS.

Jozefina Topalli deklaroi se procesi i ruajtjes dhe dorëzimit të zarfeve nga Greqia ka dështuar dhe është shkelur rëndë Kodi Zgjedhor. Sipas saj, votat e ardhura nga Greqia shfaqin përqindje anormale në favor të PS-së, deri në 85-90%, çka sipas saj nuk pasqyron realitetin.

Ajo akuzoi kompaninë DHL dhe strukturat shtetërore greke për bashkëpunim me pushtetin në Shqipëri, duke pretenduar se zarfi nuk është dërguar nga aktorë të besueshëm. Topalli e cilësoi këtë si një goditje për integritetin e procesit zgjedhor në vend.

Të pranishëm në Parkun Olimpik janë dhe dy ministrat, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, në një replikë me  fundit me Celibashin, kanë kërkuar  se nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai.

Nga ana tjetër, Ilirian Celibashi, në një konferencë për mediat është shprehur se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë votimi më shumë se numri qytetarëve që kanë votuar. Celibashi sqaroi se Komisioneri Shtetëror ka nisur verifikimet lidhur me rastin, nëse ka pasur një gabim të atyre që kanë mbyllur procesverbalin nga qendrat e votimit, apo numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.

Ndër të tjera, ai tha se 9 kuti janë kontestuar të parregullta, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla nga KZAZ, pasi marrjes së kutive në dorëzim.

Sa i përket votave të diasporës, ai tha se deri tani 159 921 vota janë të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme.

Të pranishëm në Parkun Olimpik janë dhe dy ministrat, Taulant Balla dhe Ulsi Manja, në një replikë me  fundit me Celibashin, kanë kërkuar  se nëse do të pranojë kërkesën e PD-së për rinumërimin e dy kutive të votimit, numërimin do të duhet ta bëjë pikërisht ai.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme