Politika 17 May 2025, 13:30 Nga VNA

Berisha sfidon kryeministrin: Rama nuk do t'a gëzojë këtë mandat!

Ndaje në Whatsapp
Berisha sfidon kryeministrin: Rama nuk do t'a gëzojë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat u shpreh i bindur se sipas tij, në zgjedhjet e 11 maji janë punësuar njerëz dhe janë dhënë hektarë më kanabis për të blerë vota.

Sipas tij, akte të tilla rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit, ndërsa shtoi se krimi i organizuar ka ndërhyrë në 20 bashki të vendit, për persona sipas tij anonim, si Sara Mila dhe Arkend Balla.

“Pa llogaritur këtu ndërhyrje e krimit të organizuar në 20 bashki të vendit dhe 10 qarqe. Rezultatet kulmuan me më të votuarit, persona anonim si Sara Mila, Arkend Balla, e të tjerë“, tha Berisha.

Më tej ai theksoi se beteja për mbrojtjen e votës do zhvillohet në Shqipëri dhe jashtë saj, dhe se ky është qëllimi i PD dhe opozitës së vërtetë shqiptare.

Berisha shtoi se “e shpejtë do të jetë dita kur ambasadat e narkodiktatorit të rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendeve nga populli që iu shkelmua vota”.

Në fund kreu i selisë blu, sfidoi Ramën duke thënë se nuk do t'a gëzojë këtë mandat. "Këtë mandat nuk do ta gëzojë, dhe do të përgjigjet 1 më një për këtë masakër elektorale që bëri, haptas pa asnjë kufizim”,-tha Berisha.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme