Politika 17 May 2025, 14:52 Nga VNA

A lidhet mospërputhja e numrit të votave që zbuloi Jozefina me ankesat e DHL ndaj Celibashit?

Ndaje në Whatsapp
A lidhet mospërputhja e numrit të votave që zbuloi Jozefina me

Zonja Topalli foli sot duke denoncuar një rast manipulimi, sipas saj, të zarfeve me vota të diasporës.

Sipas Topallit, rezulton se janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

Menjëherë më pas, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve sqaroi: “Janë fletëvotimi të gjetura 1 milion 462 mijë e 352. Jemi duke verifikuar për të parë se ku është gabimi, është gabimi i anëtarëve të QV kur kanë mbyllur votimin apo të numëruesve. Diferenca është vetëm 109. 55 mijë e 519 janë vota të pavlefshme. Nëse i mbledhim, përputhet 100% me numrin e votave të gjetura në kuti. Nuk kemi asnjë kontradiktë. Kuti të parregullta janë 9; 7 të tilla janë shpallur të tilla që në momentin e dorëzimit. 2 janë konsideruar të tilla nga KZAZ pasi kanë rezultuar të pavlefshme pas marrjes së kutive,” tha Celibashi.

Siç kemi raportuar, DHL në shkresën e vet i referon Celibashit, midis të tjerash, edhe një gabim prej 12,000 zarfesh të kthyera që në sistem nuk ishin reflektuar. Celibashi, sipas asaj që DHL shkruante, refuzonte të reflektonte shifrën gabim, megjithë insistimin e përditshëm të DHL.

A dëshmon kjo se shifrat e Celibashit janë thjesht rrëmujë apo me ato shifra Celibashi po nxit kontestimin e zgjedhjeve? Ndërsa DHL referon 12,000 zarfe të pahedhura në sistem si të mbërritura, pse Celibashi “sqaron” se mundet që kjo të jetë gabim i numëruesve?

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme