Politika 17 May 2025, 19:38 Nga VNA

Gonxhja vlerëson Tabakun, por nuk sqaron si i siguroi 22.000 votat e veta

Ndaje në Whatsapp
Gonxhja vlerëson Tabakun, por nuk sqaron si i siguroi 22.000 votat e veta

 

Blendi Gonxhja, superministri i dyshuar se përdori masivisht burimet shtetërore për sigurimin e votave personale, pa mbaruar ende numërimi i votave, ka dalë dhe ka vlerësuar Jorida Tabakun.

"Tabaku ka treguar qytetari, është një nga zërat më të artikuluar në PD. Ndër demokratët është nga zërat më të moderuar, për këtë arsye ndoshta është ngjitur në renditje. Njerëzit janë lodhur nga agresiviteti.

Nuk po jap nota kush e ka pësuar nga kjo, por njerëzit duan njerëz me këmbë në tokë, që nuk fyejnë. Njerëzit këto zgjedhje, i kanë dhënë një rëndësie të madhe kësaj pjesë”-tha Gonxhja.

Mund të biem dakord për kriteret që përzgjodhi Gonxhja si kritere që kanë shtyrë votuesit e djathtë për të votuar Tabakun, por nëse Tabaku sipas Gonxhjes është një nga zërat më të artikuluar në PD, atëherë ky kriter perzgjedhje nuk vleka hiç për votuesit e PS. Votuesi i PS nuk qenka aq sqimatar sa ai i PD, sepse Gonxhja nuk shquhet për ndonjë artikulim të veçantë. Vetëm nëse Gonxhja me artikulim konsiseron kur dikush arrin të flasë shqip.

Gonxhja vlerëson Tabakun si një jë nga zërat më të moderuar, ndaj Gonxhja supozon se mund të jetë për këtë arsye pse është ngjitur në renditje. Po Gonxhja nga ky kriter ka fituar 22.000 vota dhe është ngjeshur fort në tavanin e listës?

Gonxhja që pasi është minister, tani e ndjen vete edhe si më i votuari mes socialistëve, nis e jep në fakt nota duke na shpjeguar se votuesit duan njerëz me këmbë në tokë.

Si Gonxhja??

Apo mbase është për shkak të moderacionit të Gonxhjes që Partia Demokratike që ka 1 jave e vjen vërdallë për të gjetur prova të përdorimit të aseteve publike dhe nuk i shef këto prova në votën e çuditshme të mbështetjes që Gonxhja siguroi nga vota preferenciale.

Të shohim nëse këto prova do i gjejë dot Jorida, si më e votuara mes kandidatëve të PD.

Pastaj do e kuptojmë nëse është moderacioni që e karakterizon dhe mungesa e agresivitetit që e bën mos kuptojë dot nga shifrat e Gonxhes.

Deri atëherë dalja e paduruar publike e Gonxhes me lëvdata për Tabakun mbetet e pakuptimtë.

Nxitimit të Gonxhes që të brohorasë për Joridën ndërkohë që partia e Joridës po organizon protesta për manipulimet në zgjedhjet e 11 Majit i duhet gjetur kuptimi gjithsesi.

Video

Aktivisti Edison Lika është arrestuar nga policia mbrëmjen e sotme, gjatë protestës qytetare të zhvilluar para Kryeministrisë. Pas marshimit, protestuesit u rikthyen përpara godinës së Kryeministrisë, nën dyshimet se kryeministri Edi Rama ndodhej brenda saj. Gjatë protestës, nga godina ka dalë një automjet, të cilin aktivisti Edison Lika e ka goditur. Menjëherë pas këtij veprimi kanë ndërhyrë efektivët e policisë, të cilët e kanë ndjekur Likën dhe më pas e kanë arrestuar.

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme