Politika 18 May 2025, 10:08 Nga VNA

Votat preferenciale për qarkun e Tiranës/ Olta Xhaçka ia merr mandatin me dy vota më shumë Blerina Gjylametit

Ndaje në Whatsapp
Votat preferenciale për qarkun e Tiranës/ Olta Xhaçka ia merr

Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale në qarkun e Tiranës, ku gara më e ngushtë është mes dy figurave të njohura të Partisë Socialiste. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka dalë përpara Blerina Gjylametit me një diferencë minimale prej vetëm dy votash, 5806 për Xhaçkën dhe 5804 për Gjylametin. Megjithatë, rezultati ende nuk është përfundimtar, pasi pritet numërimi i votave të ardhura nga diaspora, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare.

Disa figura të njohura të Partisë Socialiste nuk kanë arritur të sigurojnë një mandat. Ndër ta janë Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Xhemal Qefalia, të cilët konsiderohen prej kohësh si pjesë e "gardës së vjetër" të PS. Jashtë Parlamentit kanë mbetur gjithashtu Toni Gogu, Ermonela Felaj, Etilda Gjonaj, Klotilda Bushka dhe Plarent Ndreca.

Ndërkohë, kandidati më i votuar në listën e hapur të PS në Tiranë është Blendi Gonxhja me 22,398 vota. Pas tij renditen Erion Braçe me 21,364 vota dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, me 19,113 vota. Fatmir Xhafaj ka marrë 12,677 vota, ndërsa Ornaldo Rakipi dhe Anila Denaj kanë marrë përkatësisht 9,683 dhe 8,783 vota.

 

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme