Politika 19 May 2025, 09:12 Nga VNA

Dosja Partizani/ GJKKO vendos nëse dosja për Berishën kalon për gjykim

Ndaje në Whatsapp
Dosja Partizani/ GJKKO vendos nëse dosja për Berishën kalon

Sali Berisha ia doli ta shtynte pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vendimin e Gjykatës së Posaçme për dërgimin ose jo në gjyq të dosjes “Partizani”, ku vetë është i pandehur për akuzën e korrupsionit kryer në bashkëpunim. Sot, gjykata pritet të mblidhet në orën 11:30 dhe të vendosë për fatin e çështjes që pritet me mjaft interes.

Mbetet për t’u parë nëse avokatët do të paraqesin kërkesa të reja apo thjesht do të presin shpalljen e vendimit. Berisha akuzohet se favorizoi dhëndrrin e tij, Jamarbër Malltezi, në procedurat e privatizimit të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme