Politika 18 May 2025, 21:08 Nga VNA

Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium/ FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat për duelin e 7 qershorit: Nuk është një shpikje

Ndaje në Whatsapp
Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium/ FSHF

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, për të gjithë shqiptarët ka filluar një tjetër numërim, një numërim mbrapsht i ditëve të mbetura deri në takimin e shumëpërfolur dhe shumë pritur Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.

Ky takim do të jetë me tifoz vetëm mbështetës të ekipit kuqezi, pa tifozë udhëtues e si rrjedhojë kërkesa për bileta për këtë ndeshje është në nivelet e padëgjuara më parë.

Kjo ka bërë që procesi i sigurimit të tyre, që ka filluar më 15 maj, është i ndryshëm nga ndeshjet e tjera. Fation Kodra, shefi i departamentit të komunikimit të FSHF-s sqaron në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, se çfarë hapash ndiqen për të siguruar biletën e kësaj ndeshjeje.

“Si fillim duhet të bëjnë një regjistrim dhe pasi të jenë regjistruar mund të aplikojnë për të blerë deri në 4 bileta në tribunat përkatëse. Pasi kanë përfunduar këtë proces do të marrin një konfirmim nga kompania e-ticket ku konfirmohet aplikimi. Kujtojmë që ky është një proces i hapur për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen”.

Po përse ky ndryshim në blerjen e biletave të kësaj ndeshjeje?

“FSHF ka zgjedhur këtë mënyrë për shkak të kërkesës shumë të lartë për bileta të kësaj ndeshjeje, një mënyrë që e ndjekin edhe federate të tjera e ndjek edhe UEFA, në raste kur ka kërkesa të tilla shumë të larta, pra nuk është një shpikje”.

Procesi i regjistrimit dhe aplikimit ka startuar më 15 maj, ndërkohë që ndeshja do të luhet më 7 qershor, kur dhe si  do ta mësojnë tifozët nëse janë fitues apo jo për aplikimin e tyre për blerjen e biletave?

“Ky proces do të zgjasë rreth dy javë dhe më pas nga data 30 maj deri më 2 qershor, do të zhvillohet shorti kompjuterit për të gjithë ata që janë përzgjedhur si fitues për të marrë bileta, do të njoftohen me një link përkatës nga kompania e-bileta dhe më pas do të marrin të gjitha të dhënat për procesin e blerjes së tyre”./Top Channal/

 

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme