Politika 18 May 2025, 20:34 Nga VNA

Përfundon numërimi i votave të diasporës për partitë politike në 12 qarqe

Ndaje në Whatsapp
Përfundon numërimi i votave të diasporës për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar për përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit të ardhura nga Greqia për subjektet zgjedhore.

Procesi është mbyllur në 12 qarqe të vendit, mes të cilëve përfshihet edhe qarku i Korçës. Kështu, përmbyllet një fazë e rëndësishme të administrimit të votës nga jashtë.

“Numërimi dhe vlerësimi i fletëve të votimit nga jashtë për subjektet zgjedhore ka përfunduar për 12 qarqet e vendit.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) vijon në qarqet: Durrës, Tiranë, Shkodër, Fier, Lezhë, Dibër, Elbasan, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Korçë.

Procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave nga jashtë për kandidatët e votimit preferencial (në listë “të hapur”) ka përfunduar për qarkun Kukës”,-thuhet në njoftimin e KQZ.

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme