Politika 18 May 2025, 17:52 Nga VNA

Katër muaj në burg dhe Erion Veliaj nuk i ndahet postimeve propagandistike!

Ndaje në Whatsapp
Katër muaj në burg dhe Erion Veliaj nuk i ndahet postimeve

Ndonëse ndodhet në burg prej katër muajsh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ende vazhdon me propagandën në rrjetet sociale. Ditën e sotme ka poastuar një foto 3D nga projekti në fundin e Blevardit të Ri, Veliaj shkruan se “me financimin e qeverisë së Katarit do t’i japë Tiranës sheshin ceremonial që meriton”.

Edhe pse duhet të fokusohet në hetimet që kryhen ndaj tij që të dalë i pastër nga akuzat që i janë ngritur nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash, kryebashkiaku thotë që mezi pret që projekti të bëhet realitet.

Vlen të theksohet fakti që në një kohë kur karriera e tij politike po shkon drejt agonisë, Veliaj nuk i ndahet fotove propagandistike dhe mbështetjes ndaj PS.

Kryebashkiaku përvçse rrezikon të dënohet me disa vite burg, edhe partia ku bën pjesë i ka bërë dalje. Madje, zëvëndësja e tij që kur ka marrë mbështetjen e Ramës, e ka pastruar bashkinë e Tiranës edhe me vartësit e emëruar prej tij.

Mbetet për t’u parë nëse postimet e tij janë shpresë se do rikthehet një ditë, apo thjesht janë kujtime që do t’i ndajë me ndjekësit.

Video

Një zjarr shpërtheu në cisternën e naftës “Aframax Rio”, pranë brigjeve të Soçit në Detin e Zi, pas një sulmi të raportuar me mjete detare pa pilot. Të 23 anëtarët e ekuipazhit u shpëtuan pa lëndime. Autoritetet ruse njoftuan se zjarri është shuar dhe, deri tani, nuk është konstatuar ndotje e detit me naftë. Banorëve iu kërkua përkohësisht të kufizonin qëndrimin jashtë dhe të mbanin dritaret të mbyllura.

Një debat për shpenzimin e fondeve publike përfundoi në përleshje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në Parlamentin e Armenisë, në Jerevan. Tensionet nisën pas akuzave të një deputeti të opozitës dhe u përshkallëzuan me shtyrje dhe përplasje mes disa ligjvënësve. Seanca u ndërpre dhe ndërhyri personeli i sigurisë për të qetësuar situatën.

Një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Korçë–Pogradec, pranë fshatit Bulgarec. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi L. S., ka përplasur këmbësorin F. M. I riu u transportua në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme