Politika 19 May 2025, 09:50 Nga VNA

Ilir Alimehmeti, 17.500 vota në Tiranë, por jashtë Kuvendit. Flet për sistemin, PD-në dhe të ardhmen politike

Ndaje në Whatsapp
Ilir Alimehmeti, 17.500 vota në Tiranë, por jashtë Kuvendit. Flet

Pavarësisht se mori 17.500 vota në listën e hapur të Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, mjeku Ilir Alimehmeti mbeti jashtë Parlamentit. Në një intervistë për “Dita Jonë” në A2 CNN, ai i atribuon këtë rezultat sistemit elektoral aktual, të cilin e cilëson si të dështuar dhe të dëmshëm për demokracinë përfaqësuese.

“Problemi më i madh është se gara nuk është mes nesh dhe kundërshtarit politik, por brenda listës. Kjo nuk është garë idesh, por përplasje mes njerëzve të së njëjtës parti. Ky sistem nuk e lidh më deputetin me qytetarin. Unë jam për rikthimin e sistemit mazhoritar që kishim 20 vite më parë”, – u shpreh Alimehmeti.

Ai e konsideron sistemin aktual si shkakun kryesor të dobësimit të parlamentit dhe përfaqësimit politik, duke shtuar se pasojat ndihen edhe te largimi masiv i të rinjve dhe plakja e kombit.

“Po vazhduam kështu, fëmijët do t’i shohim vetëm me WhatsApp, dhe nipat e mbesat do na rriten në rrugët e Europës. Kombi plaket, njerëzit largohen, lindjet bien, dhe politika mendon vetëm për vetveten”, – tha ai.

Në lidhje me përjashtimin nga Kuvendi, Alimehmeti theksoi se nuk kërkon mandat nga listat e mbyllura, por vetëm nga qytetarët.

“Unë nuk lyp mandat. Ligji është ligj, edhe pse e kundërshtoj. E vetmja mundësi ishte lista e hapur, unë i jam drejtuar vetëm njerëzve dhe besoj te demokracia nga poshtë”.

Sa i përket analizës brenda PD-së pas rezultatit të zgjedhjeve, ai tha se fjalën e fundit do ta ketë Këshilli Kombëtar, ndërsa vetë po përgatit një analizë të detajuar me stafin e tij.

“Procesi nuk ka përfunduar. Unë bëj analizën në nivel mikroskopik, i takon kryesisë dhe kryetarit të bëjnë atë makroskopike. Marrëdhënia ime me kryetarin e PD është profesionale”.

Për ata kandidatë të PD-së që nuk u angazhuan në fushatë, Alimehmeti nuk i kurseu kritikat:

“Për disa kandidatë ishte dhuratë, për disa punë. Unë vij nga një botë ku gjërat fitohen me punë. Kushdo që punon e sheh veten në pasqyrë dhe e di nëse ka dhënë maksimumin”.

I pyetur nëse do të kandidonte për kryebashkiak të Tiranës në rast zgjedhjesh të parakohshme, Alimehmeti nuk e përjashtoi mundësinë:

“Demokracia vjen nga poshtë. Nëse do ketë nevojë, mekanizmat ekzistojnë. Por kjo nuk është ende koha e duhur. Unë jam lojtar ekipi – nuk ishte terreni për të kandiduar në Tiranë, por kemi bërë gola në Durrës dhe Fier”.

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme