Politika 19 May 2025, 13:30 Nga VNA

Berisha: Ilir Alimehmeti mbetet një aset i vyer për PD-në, pavarësisht mungesës në parlament

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Ilir Alimehmeti mbetet një aset i vyer për PD-në,

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar vendosjen e mjekut Ilir Alimehmeti jashtë listës së sigurt për deputetë dhe mungesën e tij në Kuvend, duke theksuar se Alimehmeti mbetet një figurë me reputacion të lartë dhe pëlqyeshmëri të madhe publike.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Alimehmeti nuk ka humbur asgjë me mospërfshirjen në parlament, por përkundrazi, ka dëshmuar mbështetje të gjerë nga qytetarët.

“Ilir Alimehmeti nuk humbi gjë, përkundrazi, tregoi shkallën e lartë të pëlqyeshmërisë që gëzon. Ai është një veprimtar shumë i respektuar nga qytetarët, kjo u pa edhe në numrin e madh të votave që mori,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, përfaqësimi i një figure politike nuk kufizohet vetëm me praninë në Kuvend, pasi një parti ka një gamë të gjerë mekanizmash për të përfshirë dhe promovuar individë me vlerë.

“Doktor Alimehmeti ka një reputacion shumë të mirë dhe është një aset për PD-në dhe skenën politike shqiptare,” theksoi kreu i opozitës.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme