Politika 19 May 2025, 13:42 Nga VNA

Kriza e sistemit zgjedhor, nga kostot e larta te kaosi i numërimit

Ndaje në Whatsapp
Kriza e sistemit zgjedhor, nga kostot e larta te kaosi i numërimit

1.6 milionë votues, mbi 30 milionë euro kosto administrimi, miliona euro për teknologjinë në zgjedhje, miliona euro për një sistem online që arrin dot të informojë, 93 KZAZ me 651 komisionerë partiakë, 372 x 2 numërues nga 4 parti, 5225 qendra votimi dhe pas 7 ditësh ende nuk janë numëruar votat! Pa llogaritur ankimimet. Nuk e dimë ende dhe nuk kemi dakordësi as sa votues realë kemi. Absurde. Pa sens. Ne më shumë harxhojmë kohë dhe energji të numërojmë sesa të mendojmë gjatë zgjedhjeve për votën apo të votojmë! Standardi? Vende europiane me mbi 80 milionë votues duan maksimumi 3-10 orë, ne me javë e javë!

Procesi i numërimit është kthyer në telenovelë live çdo ditë në të gjitha TV-të. Me shumë seri, me të njëjtit aktorë, të njëjtin skenar, të një njëjtat skena dhe të njëjtin fund. Për miratimin e buxhetit të shtetit u deshën 14 minuta. Për ca vota në zarfa ditë e ditë. Me numërues që ngjasojnë me trupat speciale 326 dhe ministra e politikanë që luajnë rolin e rojës dhe tifozave. Po ashtu, jo vetëm nuk gjenden dy veta në parti, në media e KQZ që bien dakord për shifrat që publikohen, por ne vijojmë ta trajtojmë përqindjen e pjesëmarrjes në zgjedhje, si historia e lekut shqiptar, i ri / i vjetër me një të diferencë të madhe në mes. Pa llogaritur faktin se në KQZ dy strukturat drejtuese e intepretojnë Kodin Zgjedhor sikur kemi të bëjmë me dy ligje të ndryshme në vende të ndryshme.

Ky proces po mbyllet, por ky vend ka nevojë jetike për reformim të sistemit përfaqësues, të sistemit zgjedhor, të administrimit të zgjedhjeve, të demilitantizimit të shoqërisë, depolitizimin e institucioneve dhe investim në kulturë politike dhe në raportet me votën/sovranitetin/legjitimitetin.

Nga Afrim Krasniqi 

Video

Këto janë pamjet e momentit kur Kristian Sterjo, i dyshuari për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë, shoqërohet nga policia drejt furgonit të uniformave blu. Pas disa orësh kërkime, policia ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të banesës. Sterjo po shoqërohet në komisariat, ku pritet të vijojnë procedurat e mëtejshme hetimore dhe ligjore. Vrasja ndodhi pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të Korçës, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

Këto janë pamjet e arrestimit të Renardo Nallbanit, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Nallbani u lokalizua nga shërbimet e Policisë së Vlorës në vilën e tij në Palasë, ku edhe u bë arrestimi. Ai akuzohet për disa vepra penale në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, ndërsa pas arrestimit pritet të transferohet në Tiranë për vijimin e procedurave ligjore.

Pamje nga vendi i ngjarjes në Korçë, aty ku u vra 20-vjeçari Johan Zuko Këto janë pamjet nga pallati në lagjen 14 të Korçës, ku ndodhi vrasja e 20-vjeçarit Johan Zuko. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se ishte duke u ndjekur nga autori dhe tentoi të fshihej brenda pallatit, por u kap nga autori dhe u qëllua me armë zjarri.

Zjarri i fuqishëm në Krujë, ndërhyrje nga ajri për të ndalur flakët! Këto janë pamjet nga ndërhyrja e një helikopteri që po hedh ujë mbi vatrat e zjarrit në malin e Krujës, në përpjekje për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Situata mbetet kritike në lagjen Abaze, ku rrezikohen rreth 30 banesa. Terreni i vështirë e ka bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në disa zona, ndaj operacioni po vijon nga ajri.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme