Bota 1 Maj 2026, 15:24 Nga VNA

Bienalja e Venecias, protestë për Rusinë/ Juria jep dorëheqjen pak ditë para eventit, pas rikthimit të Rusisë

Ndaje në Whatsapp
Bienalja e Venecias, protestë për Rusinë/ Juria jep

E gjithë juria e Bienales së Venecias ka dhënë dorëheqjen vetëm nëntë ditë para nisjes së eventit prestigjioz të artit, mes tensioneve të forta lidhur me rikthimin e Rusisë për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në një deklaratë të shkurtër, juria bëri të ditur se vendimi është në përputhje me qëndrimin e saj të mëparshëm për të mos marrë në konsideratë për çmime vendet “udhëheqësit e të cilave aktualisht akuzohen për krime kundër njerëzimit”, duke iu referuar Rusisë dhe Izraelit.

Bienalja ka qenë në qendër të polemikave prej javësh. Njoftimi për dorëheqjen erdhi një ditë pasi një delegacion nga Ministria e Kulturës e Italisë vizitoi Venecian për të mbledhur informacion mbi rihapjen e pavijonit rus, çështje që kishte shtyrë edhe vetë ministrin të shpallte bojkotin e Bienales.

Më herët gjatë muajit prill, Bashkimi Europian njoftoi tërheqjen e një granti prej 2 milionë eurosh, duke e konsideruar rikthimin e Rusisë në Bienale si “moralisht të gabuar”, pasi sipas tij Moska po përpiqet të fshijë kulturën ukrainase si pjesë e pushtimit të saj.

Në vitin 2022, pas nisjes së luftës nga Rusia kundër Ukrainës, kuratori dhe artistët e përfshirë në pavijonin rus u tërhoqën në shenjë proteste kundër Vladimir Putin dhe pushtimit rus, duke e lënë pavijonin bosh. Në vitin 2024, Rusia ia dorëzoi këtë hapësirë Bolivisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Izraelit e ka cilësuar më herët vendimin për përjashtimin e vendit nga çmimet e mundshme si “një kontaminim të botës së artit”.

Juria e Bienales pritej të shpallte një sërë çmimesh gjatë ceremonisë inauguruese më 9 maj, por pas dorëheqjes së saj, ceremonia është anuluar dhe vizitorët do të kenë mundësi të votojnë vetë për pavionet e tyre të preferuara.

Video

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Koloni izraelit sulmon një murgeshë të krishtere në rrugët e qytetit të shenjtë të Jerusalemit. Video marrë nga Motaz Azaiza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme