Bota 1 Maj 2026, 10:18 Nga VNA

Trump i kërkon Netanyahut të kufizojë operacionet ushtarake në Liban

Ndaje në Whatsapp

Trump i kërkon Netanyahut të kufizojë operacionet ushtarake

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka bërë thirrje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të kufizojë veprimet ushtarake në Liban vetëm në operacione të targetuara, me qëllim shmangien e një konflikti të gjerë.

Sipas deklarimeve, Trump ka theksuar se ndërhyrjet duhet të jenë “kirurgjikale”, duke synuar objektiva specifikë dhe duke minimizuar rrezikun e përshkallëzimit në një luftë të plotë në rajon.

Kjo thirrje vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ku çdo përshkallëzim i situatës në Liban mund të ketë pasoja të gjera për stabilitetin rajonal.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga qeveria izraelite lidhur me këtë kërkesë, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme