Kronika 1 May 2026, 10:51 Nga VNA

Vrasja e 24-vjeçares libaneze në Tiranë, Prokuroria përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim babain e saj

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e 24-vjeçares libaneze në Tiranë, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin libanez Fadi Alwan, i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, 24-vjeçares Rayyan Alwan. Ai do të përballet me akuzën e “vrasjes në rrethana cilësuese”, vepër penale që parashikon dënim me burgim të përjetshëm.

49-vjeçari u arrestua në Liban më 23 prill 2025, ndërsa autoritetet shqiptare kishin caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se autoritetet libaneze kanë refuzuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve, babë e bijë kishin ardhur nga Gjermania në Tiranë në muajin shkurt 2025. Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në banesën e marrë me qira prej tyre, ndërsa trupi i pajetë i 24-vjeçares u zbulua disa ditë më vonë nga pronarja e apartamentit. Ndërkohë, autori i dyshuar ishte larguar drejt Libanit menjëherë pas krimit.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Viktima, nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar, kishte nisur një jetë të re në Gjermani. Sipas burimeve hetimore, afrimi i saj me stilin e jetesës perëndimore dyshohet se kishte sjellë konflikte të vazhdueshme me familjen. Për këto probleme, ajo kishte bërë edhe kallëzim pranë autoriteteve në Gjermani.

Hetuesit po vijojnë verifikimet edhe për mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në krim, përfshirë nënën e viktimës, ndonëse deri më tani mungojnë prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë pistë.

Trupi i pajetë i 24-vjeçares qëndroi për disa muaj në morgun e Tiranës dhe u tërhoq vetëm pak ditë më parë nga një përfaqësues ligjor i ardhur nga Libani. Më pas, ajo u përcoll për në banesën e fundit në Gjermani nga dy vëllezërit e saj, ku edhe është varrosur.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme