Kronika 1 May 2026, 10:02 Nga VNA

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen telefona celularë

Ndaje në Whatsapp

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, sekuestrohen telefona

Një operacion i befasishëm kontrolli është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në sistemin penitenciar.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, aksioni u ndërmor mbi bazën e informacioneve të siguruara nga strukturat operative, të shoqëruara me një analizë të detajuar të riskut. Operacioni u realizua me pjesëmarrjen e forcave speciale të institucionit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, autoritetet sekuestruan tre telefona celularë të tipit “iPhone”, të cilët rezultonin të ndezur dhe në gjendje funksionale. Një prej pajisjeve u gjet në posedim të një të paraburgosuri me inicialet B.G., ndërsa dy të tjerat, së bashku me një palë kufje “bluetooth”, u konstatuan në ambiente të përbashkëta pa persona përgjegjës.

Pas konstatimeve, janë ndërmarrë menjëherë veprimet procedurale përkatëse, duke përfshirë izolimin e të paraburgosurit, hartimin e raportit të incidentit dhe procesverbalin për sekuestrimin e sendeve të ndaluara. Materialet janë referuar pranë strukturave kompetente për vijimin e hetimeve.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se kontrolle të tilla do të vijojnë me intensitet në të gjitha institucionet penitenciare në vend, duke nënvizuar një qasje të pandërprerë me “zero tolerancë” ndaj çdo shkeljeje që cenon sigurinë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme