Politika 1 May 2026, 14:09 Nga VNA

Memet në rrjet skualifikojnë Meremen. Berisha i vetëm në garë për postin… e Berishës

Ndaje në Whatsapp
Memet në rrjet skualifikojnë Meremen. Berisha i vetëm në

Ndërkohë që rrjetet sociale shpërthyen në ironi dhe meme për kandidimin e Mereme Selës, vendimi zyrtar i Partisë Demokratike duket sikur e ka “formalizuar” atë reagim publik në gjuhë burokratike.

KOKOE e skualifikon Selën me argumentin se nuk plotëson kriteret statutore, duke theksuar mungesën e një profili të lartë publik dhe politik, si dhe të eksperiencës drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal.

Pra, ajo që në rrjet u trajtua si humor, në dokument përkthehet si kriter.

Në fund, rezultati është i pastër: të gjithë përjashtohen për arsye “teknike”, ndërsa Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për kryetar të PD-së në zgjedhjet e 23 majit — në një proces që quhet garë, por që nuk pati asnjë moment të tillë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme