Rajoni 1 May 2026, 15:19 Nga VNA

Marta Kos “shuplakë” Serbisë, Komisionerja evropiane për Zgjerim: Jo më fonde nga BE, derisa të përmirësohet gjyqësori

Ndaje në Whatsapp
Marta Kos “shuplakë” Serbisë, Komisionerja evropiane

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, konfirmoi se Serbia nuk do të marrë mjete financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për aq kohë sa ligjet e diskutueshme për gjyqësorin mbeten në fuqi.“Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.

Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok.

Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit. Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë.

Ky organ ekspertësh i Këshillit të Evropës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.

Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre.

Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027.

Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë. Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara.

Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro.

Së bashku me fondet e parafinancimit – 7% e shumës së përgjithshme të ndarë – shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro.

Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e Bashkimit Evropian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë.

Institucionet evropiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme