Politika 19 May 2025, 19:18 Nga VNA

Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu në Gjykatën e Lartë

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj kërkon lirimin nga burgu në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili po mbahet nën masën e arrestit me burg nën dyshimet për korrupsion e pastrim parash, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Avokatët e kanë postuar dokumentin përmes postës dhe ndër të tjera pretendojnë ndryshimin e masës së sigurisë për Veliajn, për shkak se sipas tyre nuk ekzistojnë kushte dhe kritere për ta mbajtur atë në qeli.

Burimet thonë se Veliaj i thotë gjykatës supreme, se nuk ka asnjë rrezik që ai të prishë provat dhe të largohet jashtë vendit dhe se është i zgjedhur vendor e duhet të kthehet në krye të bashkisë. Erion Veliaj mbahet në paraburgim prej 10 shkurtit të këtij viti, me vendim të gjykatës së Posacme, që më pas u la në fuqi dhe nga Apeli i Posacëm.

Ai po hetohet bashkë me bashkëshorten Ajola Xoxa, që është nën masën e detyrimit për paraqitje dhe gjashtë biznesmenë, të cilët dyshohen për lidhje klienteliste me kryebashkiakun.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme