Politika 19 May 2025, 15:29 Nga VNA

Alimehmeti kërkon pamjet filmike të numërimit: Dyshime për vjedhje votash nga të dy krahët

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti kërkon pamjet filmike të numërimit: Dyshime për

 

Kandidati Ilir Alimehmeti ka kërkuar zyrtarisht në KQZ pamjet filmike të procesit të numërimit të votave, duke ngritur dyshime për manipulime nga të dyja palët politike.

“Nga të dy krahët. Numërues ka 4 vetë në tavolinë. Përderisa i kërkova, po. Ndoshta kamera thotë nuk ekziston kjo gjë. Është e drejta e çdo kandidati që t’i shohë. Kjo është e parashikuar në ligj. Unë jam shumë institucional në këtë drejtim, përderisa ka një procedurë që ka miratuar KQZ, ndiqet ajo procedurë,” tha Alimehmeti në një intervistë për Report TV.

Ai theksoi rëndësinë e transparencës në procesin zgjedhor dhe nevojën që çdo kandidat të ketë akses në informacion që garanton integritetin e votës. “Unë jam shumë institucional në këtë drejtim,” shtoi ai, duke kërkuar që të respektohen të gjitha procedurat ligjore dhe rregulloret e miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Video

Policia italiane ka ndaluar një shtetas maltez, i cili dyshohet se po tentonte të transportonte 300 breshka dhe 77 papagaj nga Sicilia drejt Maltës, të ngjeshur në një makinë. Kafshët u zbuluan gjatë një kontrolli në portin e Pozzallos, pranë zonës së imbarkimit për një katamaran që do të nisej drejt Maltës. Sipas njësisë lokale të Guardia di Finanza-s, automjeti nuk kishte hapësirën e nevojshme dhe as kushte të përshtatshme për kontrollin e temperaturës gjatë transportit të kafshëve. Autoritetet njoftuan se shtetasi maltez është nën hetim për kontrabandë dhe keqtrajtim të kafshëve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme